Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Nafta është rritur me 7 lekë/litër, duke shkuar në 217 nga 210 që ishte. Benzina do të shitet me 193 lekë/litër, një rritje me 3 lekë. Çmimet e reja hyjnë në fuqi në orën 12:00. Njoftimi i plotë: LEXO EDHE:Bordi ul me nga 3 lekë çmimin e karburanteve! Nafta shitet 210 lekë/litri, benzina 190 lekë/litri Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e dytë. Kështu Bordi i Transparencës në datë 8 Tetor 2026, vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 205 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. P.J/Shqiptarja.com TAG: çmimi i naftes bordi i transparences Komente Komento Toni: 08/10/2026 10:38 Pardje ishte 213, e ulen dje 5 ore 210, sot qe ne pike te mengjesit e cuan 217 Përgjigju Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 64.7% Jo 30% Nuk e di 5.3% Vota total: 190 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

