Lajme Zone
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet, sa do të shitet nafta dhe benzina!
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet, sa do të shitet nafta dhe benzina!

Për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi i shitjes me pakicë të mos kalojë 195 lekë për litër, ndërsa çmimi maksimal me shumicë do të jetë 183 lekë për litër. Çmimet hyjnë në fuqi në orën 16:00.

Foto ilustruese Çmimi maksimal i shitjes me pakicë i naftës do të jetë 219 lekë për litër. Për shitjen me shumicë, tavani është përcaktuar në 207 lekë për litër.Për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi i shitjes me pakicë të mos kalojë 195 lekë për litër. Bordi i Transparencës ka zhvilluar mbledhjen e parë pas shpalljes së situatës së rënduar në tregun e hidrokarbureve. Sipas vendimit të Bordit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë i naftës do të jetë 219 lekë për litër. Për shitjen me shumicë, tavani është përcaktuar në 207 lekë për litër.

Për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi i shitjes me pakicë të mos kalojë 195 lekë për litër, ndërsa çmimi maksimal me shumicë do të jetë 183 lekë për litër. Çmimet hyjnë në fuqi në orën 16:00.

Bordi u ka kërkuar të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të zbatojnë kufijtë e vendosur. Sipas njoftimit, operatorët që shkelin vendimin rrezikojnë pezullimin e aktivitetit.

"Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e parë.

Kështu Bordi i Transparencës në datë 19 Shtator 2026, vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg."-thuhet në njoftim. bordi i transparencës çmimet e reja për karburante Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Ekonomi Nga 110 në 132 dollarë? Skenarët e frikshëm për çmimet e naftës dhe gazit 19 Shtator 2026, 07:1807:18Ekonomi Euro humbet sërish pikë, mësoni me sa shiten e blihen monedhat e huaja sot 19 Shtator 2026, 07:1607:16Ekonomi Raporti ‘fs’ Raiffeisen Bank, si ndihmoi Moskën të thyente sanksionet dhe bëri miliarda; aksionet marrin tatëpjetën 18 Shtator 2026, 19:4819:48Ekonomi Sa do të kushtojë zhdoganimi i makinave? Publikohet manuali, si do të bëhet llogaritja sipas skemës së re 18 Shtator 2026, 18:2118:21Ekonomi Gati gjysma shqiptarë mezi mbyll muajin/ Shqipëria e dyta në Europë për vështirësitë ekonomike 18 Shtator 2026, 07:3307:33Ekonomi Euro në pikë kritike, mësoni me sa këmbehen monedhat e huaja sot 18 Shtator 2026, 07:1807:18Ekonomi