Lajme Zone
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, nafta ulet me 6 lekë, do të shitet në 210 lekë/litri! Benzina do të shitet me 169 lekë/litri!
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, nafta ulet me 6 lekë, do të shitet në 210 lekë/litri! Benzina do të shitet me 169 lekë/litri!

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja tavan për naftën dhe benzinën në vend. Nafta do të shitet 6 lekë më lirë, ndërsa benzina 3 lekë më lirë. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 5 nëntor, në orën 13:45.

Çmimi i naftës ulet nga 216 lekë në 210 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës nga 172 lekë në 169 lekë për litër. Vendimi u mor këtë të enjte, më 5 nëntor, në mbledhjen e radhës të Bordit të Transparencës. Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me shumicë për naftën do të jetë 198 lekë për litër, ndërsa për benzinën 157 lekë për litër. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, në orën 13:45, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës. LEXO EDHE:Bordi i transparencës rrit çmimin e naftës me 4 lekë, do të shitet me 216 lekë për litër! Benzina do të shitet për 172 lekë litri Bordi u ka kërkuar të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve, si me shumicë ashtu edhe me pakicë, të zbatojnë çmimet e përcaktuara. Në rast të shkeljeve, ndaj operatorëve do të vendoset pezullimi i aktivitetit. U.D SI.E. Shqiptarja.com TAG: nafta bordi i transparences Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.9% Veliajn 22.7% Asnjërin 21.4% Vota total: 556 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?