Lajme Zone
Bordi cakton çmimet e karburanteve! Nafta do të shitet me 219 lekë/litri, benzina me 195 lekë/litri
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Bordi cakton çmimet e karburanteve! Nafta do të shitet me 219 lekë/litri, benzina me 195 lekë/litri

Çmimet e caktuara nga Bordi i Transparencës hyjnë në fuqi sot në orën 16:00

Pas ringritjes së Bordit të Transparencës, me vendim qeverie më 16 shtator, këtë të shtunë, u caktuan çmimet e karburanteve. Bordi i Transparencës vendosi që nafta të tregtohet jo më shumë se 219 lekë/litri. Ndërsa, çmimi i benzinës u vendos të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri. LEXO EDHE: Shteti 90 ditë naftë rezervë në rast krize! Faturë e re për importuesit, gjoba deri në 100 mln lekë e heqje licence Në këtë vendim të parë pas ringritjes, është aktivizuar edhe ulja e akcizës dhe po ashtu e TVSH-së me 9.5 lekë për litër, pasi prej më shumë se 1 jave çmimi i naftës kishte kaluar 220 lekë dhe i benzinë mbi 200 lekë. Akciza ulet me 20% sa herë që çmimi i naftës me pakicë do të kalojë 220 lekë për litër, dhe i benzinës mbi 200 lekë. Çmimet e caktuara nga Bordi hyjnë në fuqi sot në orën 16:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Njoftimi i plotë i Bordit të Transparencës Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e parë. Kështu Bordi i Transparencës në datë 19 Shtator 2026, vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. G.M./SI.E./Shqiptarja.com TAG: benzine nafte bordi i transparences Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.2% Të gabuar 89% Nuk e di 4.8% Vota total: 4154 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?