Shqipëria ka pritur gati 2 milionë shtetas të huaj vetëm gjatë muajit korrik, duke konfirmuar edhe një sezon me fluks të lartë turistësh. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në vend hynë 1.955.099 shtetas të huaj, 7.1% më shumë krahasuar me korrikun e vitit 2025. Në total, gjatë muajit korrik në territorin shqiptar hynë 2.826.615 shtetas shqiptarë dhe të huaj, një rritje prej 6.1% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Nga ana tjetër, nga Shqipëria dolën 2.661.504 persona, ose 3.3% më shumë se në korrikun e vitit të kaluar. LEXO EDHE:Fatos Çoçoli: Pse u shtuan eksportet në korrik 2026? Evropa mbetet burimi kryesor i turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Gjatë korrikut, nga 1.955.099 shtetas të huaj që hynë në vend, 1.833.396 ishin nga vendet evropiane. Brenda këtij grupi, pjesën më të madhe e zënë vizitorët nga Evropa Jugore, me 1.178.557 hyrje, të ndjekur nga Evropa Qendrore dhe Lindore me 231.450 hyrje, Evropa Perëndimore me 224.975 dhe Evropa Veriore me 132.728 hyrje. Jashtë Evropës, numri më i lartë i vizitorëve erdhi nga Amerika, me 67.928 hyrje, ndërsa nga Azia Lindore dhe Paqësori u regjistruan 16.723 hyrje. Nga Lindja e Mesme hynë 8.533 shtetas, nga Afrika 9.041 dhe nga Azia e Jugut 6.487. Sipas INSTAT, 99% e shtetasve të huaj kanë hyrë në Shqipëri për arsye personale, tregues që është rritur me 7.3% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Në të kundërt, hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale kanë rënë me 8.9%. Edhe bilanci i shtatë muajve të parë të vitit mbetet pozitiv. Nga janari në korrik 2026 në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 11.992.965 shtetas shqiptarë dhe të huaj, 6.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kliko ketu për të lexuar dokumentin e plotë... U.D/Shqiptarja.com TAG: Instat Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 55.1% Keq 32.5% Nuk e di 12.4% Vota total: 1010 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

