Lajme Zone
“Bomba” që Edi Rama pritet të hedhë në Asamblenë e Lalzit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Bomba” që Edi Rama pritet të hedhë në Asamblenë e Lalzit

Sipas informacioneve, kreu i mazhorancës do të hedhë për diskutim tri modele të reformës kushtetuese dhe politike.

Edi Rama / Tri modele kushtetuese, Kuvend me 100 deputetë, Senat me 20 anëtarë ose President të zgjedhur nga populli, ndërsa kryeministri merr vetë komandën e PS-së së Tiranës. Edi Rama pritet të paraqesë një ofertë të fortë politike ndaj protestës gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila do të mblidhet të shtunën në një resort në Gjirin e Lalzit.

Sipas informacioneve, kreu i mazhorancës do të hedhë për diskutim tri modele të reformës kushtetuese dhe politike.

Modeli i parë parashikon një Kuvend me 100 deputetë dhe krijimin e një dhome të lartë me 20 senatorë, të zgjedhur nga komunitetet vendore, akademike dhe fetare.

Modeli i dytë parashikon një sistem proporcional kombëtar dhe një Kuvend me 100 deputetë.

Modeli i tretë ruan Kuvendin me 100 deputetë, por parashikon zgjedhjen e Presidentit të Republikës drejtpërdrejt nga qytetarët. Në këtë variant, Presidenti nuk do të drejtonte qeverinë, por do të ushtronte kompetenca më të gjera në politikën e jashtme, drejtësi dhe shërbimet inteligjente.

Rama nuk pritet t’i paraqesë këto modele si propozime zyrtare të Partisë Socialiste. Ai do t’i hedhë në publik si skenarë për diskutim, duke ua drejtuar kryesisht protestuesve të flamingove dhe duke kërkuar përfshirjen e tyre në debat. Qëllimi është të matë reagimin publik përpara se PS-ja të marrë një qëndrim përfundimtar.

Kjo lëvizje zhvillohet paralelisht me paktin që duket se po formohet mes PS-së dhe PD-së në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Dy partitë pritet të arrijnë një marrëveshje për uljen e numrit të deputetëve.

Në Asamble, Rama pritet të shpallë edhe procedurën për miratimin e kandidatëve socialistë për kryetarë bashkish në zgjedhjet e 9 majit. Kryesia e PS-së do të hartojë paraprakisht listën, ndërsa Asambleja e Përgjithshme do ta votojë atë haptazi dhe në bllok.

Kryeministri ka shmangur votimin individual të kandidatëve. Asambleja do të votojë të gjithë listën, duke u vendosur përballë vetëm dy alternativave, miratimit ose rrëzimit të saj të plotë. Kjo procedurë krijon presion të drejtpërdrejtë mbi anëtarët dhe mbron listën e Ramës nga kundërshtimet për emra të veçantë.

Pika më delikate e rendit të ditës lidhet me përplasjen e fundit me Erion Veliajn, situatën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosjen e saj nën kontrollin politik të kryeministrit.

Sipas informacioneve, Rama nuk do ta përmendë drejtpërdrejt Veliajn. Ai pritet ta injorojë publikisht, por do të mbajë një fjalim të gjatë për gjendjen e Bashkisë së Tiranës. Kryeministri do ta akuzojë tërthorazi kryebashkiakun se e ka lënë qëllimisht administratën dhe shërbimet të degradojnë.

Rama pritet të drejtojë akuza edhe ndaj deputetëve dhe strukturave socialiste të Tiranës, të cilët, sipas tij, janë mjaftuar me konstatimin e problemeve pa ndërhyrë për zgjidhjen e tyre.

Kritikat pritet të prekin drejtpërdrejt Erion Braçen, por edhe deputetët e tjerë socialistë që kanë qëndruar indiferentë përballë krizës në kryeqytet.

Kreu i qeverisë pritet të shpallë veten drejtues të komanduar të Partisë Socialiste në Tiranë dhe të hapë menjëherë procesin për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të strukturave vendore. Edhe në zgjedhjet e 9 majit, Rama do të mbajë vetë rolin e drejtuesit politik të qarkut.

Asambleja e Gjirit të Lalzit pritet të shërbejë kështu për tri qëllime: hapjen e debatit për ndryshimet kushtetuese, vendosjen e kandidatëve vendorë nën kontrollin e kryeministrit dhe marrjen prej tij të komandës së plotë mbi PS-në e Tiranës./Pamfleti edi rama asambleja e lalzit 4 Komente S Senat për hajdutët e popullit 11 Nëntor 2026, 09:24 Ëëëë, dmth nuk qënka problemi që 140 deputetë janë shumë. Qënka problemi si të mbrohen nga drejtësia politikanë të korruptuar duke u bërë senatorë! Duke marrë ca imunitet më shumë. Kjo s'është bombë e as risi, se kjo mesele flitej që para ca kohësh. Përgjigjjuni U Uliks Janus 11 Nëntor 2026, 10:37 Ju ose jeni bashkëpunëtorë të Ramës, që i ditkeni këto gjëra, ose naivë që përdoreni nga ai, duke iu lëshuar ndonjë "burim" për të testuar opunionin, ose shkruani sa për të bërë bujë që të tërhiqni lexuesit budallenj, sepse sa herë keni bërë parashikime të tilla ia keni fut kot. Kështu e humbni kredibilitetin, pasi, nga ana tjetër, paradoksalisht, sa artikuj keni shkruar për të thënë që Rama nuk njofton askënd për vendimet që do marrë!! Për sa ministra, deputetë e kryetarë bashkie keni thënë që e kanë marrë vesh njëkohësisht me publikun emërimin e tyre?! Përgjigjjuni F Feti Dema 11 Nëntor 2026, 11:36 Edi Rama! Para ju vjen historia. Mbrapa ju vjen SPAK. Një qeveri ku shumica e Ministrave janë me dosje dhe në pritje për ti gjykuar, një parlament përgjysëm me dosje, nuk mund të vendosin për ndryshime të rendit kushtetetuese. As për të siguruar ty dhe të ngjashmëve me ty dhe as Sali Berishës dhe të ngjashmëve me të, një vënd për të ngrohur vezët në senat. Si një nga qytetarët që protestoj dhe që mbështes lëvizjen qytetare dhe studentore kundër, Parisë Politike të Tiranës, nuk pajtohem me projektin tënd pervers. Të korruptuarë dhe të kriminalizuar ! Populli , besoj nuk do ju mbaj gjithmonë në qafë. Ju erdhi fundi. Përgjigjjuni E Ervis 11 Nëntor 2026, 14:45 "Aleanca e qelbesirave" eshte pa legjitimitet, dhe cdo propozim i Rames si minorance qe nuk pranon te shkoje ne zgjedhje te parakohshme per te vertetuar realitetin e ri se shqiptaret Jane te vjedhur e te shtypur por Jane zgjuar, thjesht sa do shtoje barren penale per te cilat do arrestohet dhe denohet si ata ne Serbi. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Alimehmeti apo Binaj? Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet 10 Nëntor 2026, 22:2422:24Politike A do ta lejojë PS-ja Veliajn në Asamble? Klosi thyen heshtjen për kërkesën nga burgu 10 Nëntor 2026, 22:2422:24Politike Debati për Zgjedhoren, Meta 'godet' Berishën: Të zhbëhet pazari i 2008-ës 10 Nëntor 2026, 21:5221:52Politike Rama premton anëtarësimin, Brukseli përgatit kufizimet; traktati me sanksione për 15 vite 10 Nëntor 2026, 21:3521:35Politike McAllister ngre alarmin për Shqipërinë: Një panoramë shqetësuese, nuk mund të heshtim! 10 Nëntor 2026, 20:4120:41Politike Qeveria teknike, zgjedhjet dhe protestuesit/ Tabaku zbardh çështjet e ngritura për Shqipërinë në PE 10 Nëntor 2026, 19:2919:29Politike