“Sot e sqarova përfundimisht përpara GJKKO-së, për të disatën herë, se nuk pranoj asnjë lloj pajtimi me Jamarbër Berishën dhe Belind Këlliçin, të cilët i kam kallëzuar për shpifje. Madje, më në fund, vetë i pandehuri pranon në sallë se shpifjet ndaj meje janë prodhim i Partisë Demokratike, domethënë tashmë është edhe më e qartë se bëhet fjalë për sulme dhe shpifje krejtësisht politike”. Kështu u shpreh gazetari dhe botuesi Carlo Bollino në përfundim të seancës së pajtimit që u zhvillua sot në GJKKO. Fillimisht, Carlo Bollino kallëzoi Jamarbër Berishën dhe Belind Këlliçin në gjykatën penale, por pas dy vitesh seancash, gjyqtarja vendosi ta kalojë çështjen në GJKKO, pasi ndërkohë Belind Këlliçi ishte emëruar deputet. Pas shortit, për çështjen u caktua gjyqtarja Irena Gjoka, por pasi përfi seanca e pajtimit, ku sërish Bollino kishte refuzuar çdo mundësi pajtimi, Gjoka dha dorëheqjen nga gjykimi. Të përballesh me familjen Berisha nuk duket e lehtë. LEXO edhe...Ripërtëritja e Berishës duke sulmuar mediat, një sëmundje politike e pashërueshme Kështu, GJKKO caktoi një tjetër gjyqtar, Besmir Stroka. Pasi Bollino refuzoi sot pajtimin edhe përpara gjyqtarit Stroka, nga seanca e radhës në gjykim do të përfshihet edhe një prokuror i SPAK-ut. Duke dalë nga ambientet e GJKKO-së, dhëndri i Sali Berishës u përball me një qytetare, ish-militante e Partisë Demokratike, e cila, e indinjuar, e akuzoi si “hajdut tokash”. Ja zbardhja e debatit që u zhvillua para kamerave: Gruaja: Je torollak, kaluar torollakut. Kam mbajt 30 vjet flamurin e PD sipër shtëpisë, një pastruese nuk me futi PD, turp të keni, turp të keni. Edhe PS prapë po na vret. Të gjithë të korruptuar jeni. Prandaj mos më hajde mua këtu si maçoku në çizme. Si pulë hini. Malltezi: Begeja ka të vrarë, ka të burgosur politikë. Ne e kemi parfum për fytyrën që kemi të burgosur politik. Gruaja: Turp të kesh ti si maçoku në çizme. Malltezi: Turp të kesh ti që fsheh këta hajdutët. Gruaja: Kush je ti ore, amerikan je ti. Se kemi beretën neve në traditë shqiptare. Malltezi: Jemi tironsa këtu, edhe kjo tokë që është këtu është e tironsave. Është tokë e petrelave. Gruaja: Ca mut tiransi je ti. Ti vodhe tokën e gjithë fisit. Gjithë tokën e fisit e vodhe ti. Malltezi: Mashtruese oridnere. Gruaja: Orinder je ti, oridner jeni juve. Unë jam me faqe të bardhë e me nder, këtu u kam sjellë. Ti ore ti, që vodhe tokën e gjithë fisin. Malltezi: Meriton Carlo Bollinon që të ti vjedhë edhe tokën, edhe shkollën, të vjedhë edhe pensionin. Gruaja: Të të hyptë sipër, më keq se të ka hypur Carlo Bollino. Malltezi: Sa para po merr ti nga Bunk’Art 1, sa para po vijnë te xhepi jot. Gruaja: Burg ore burg do ti. Këtu do vini të gjithë, me gjithë kryetarët e bashkive që vjedhin tokën. Malltezi: Carlo Bollino po me vjedh mua apo ty. Po të vjedh ty se të gjen budallaqe. Gruaja: Budalla është ai që mban beretën në Shqipëri. Budalla je ti ore, o beretaxhi Belind Këlliçi dhe Jamarbër Berisha kanë shpifur vazhdimisht ndaj Carlo Bollinos, duke e etiketuar si ''hajdut'', pasi sipas tyre ai është bërë pronar i një toke që pretendohet të ketë qenë në pronësi të Jamarbër Berishës dhe që ky i fundit, sipas versionit të tyre, ia kishte dhuruar “me bujari” Bashkisë së Tiranës me një akt vakëfi për ndërtimin e një shkolle. Sipas tyre, Bollino e ka “vjedhur” atë tokë duke paguar vetëm 1 euro, duke korruptuar kryeministrin, ministrat dhe të tjerë, duke prishur planin rregullues dhe projektin e shkollës, vetëm për të ndërtuar godinën e Report TV. Ligji i detyron tani dy të pandehurit, Belind Këlliçin dhe Jamarbër Berishën, që të paraqesin në GJKKO provat (nëse i kanë) që vërtetojnë akuzat e tyre. Ky detyrim për të sjellë prova nuk i takon askujt tjetër. Deri më sot, në dy vitet që ka nisur gjyqi, nuk kanë sjellë asnjë copë prove. Për këtë arsye duhej të ishin dënuar prej kohësh. Pra, ata ende duhet të faktojnë: 1) Që dhëndri i Berishës, së bashku me familjen e tij, ka qenë pronar me dokumente i tokës mbi të cilën u ndërtua godina e Report TV. 2) Që dhëndri i Berishës ia ka dhuruar tokën Bashkisë së Tiranës me një akt vakëfi, me qëllim që aty të ndërtohej një shkollë. 3) Që Carlo Bollino është bërë pronar i tokës duke paguar vetëm 1 euro (kur në fakt ai është vetëm qiramarrës pas një konkursi publik, ndërkohë që pronari, edhe sot që flasim, është Shteti). 4) Që Carlo Bollino ka korruptuar ministrat dhe kryeministrin për ta përfituar padrejtësisht pronesi e atë tokë. 5) Që Carlo Bollino, në vitin 2019, kur ka aplikuar për ta marrë atë tokë (me qira), ka prishur planin rregullues të Tiranës dhe projektin për ndërtimin e një shkolle. Pa sjellë këto prova, të cilat duhet të kishin qenë shumë të thjeshta për t’u dorëzuar, nëse vërtet ekzistojnë, Belind Këlliçi dhe Jamarbër Berisha mbeten thjesht dy shpifës dhe fyes, dhe si të tillë duhet të dënohen. Dhe, si atëherë kur ishin përballë Gjykatës Penale të Tiranës, ashtu edhe tani përballë GJKKO-së, nuk kanë ku të shkojnë. SI.E./ReportTv.al shpifje report tv carlo bollino belind këlliçi Jamarbër Malltezi Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29% Drejtësia 67.5% Nuk e di 3.5% Vota total: 3928 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
