Lajme Zone
Bojkotohet mësimi në Universitetin e Elbasanit
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Bojkotohet mësimi në Universitetin e Elbasanit

Universiteti i Elbasanit ka bojkotuar mësimin ditën e sotme, në shenjë reagimi ndaj ngjarjeve të rënda të raportuara në kryeqytet. Edhe pse një pjesë e studentëve janë paraqitur në auditorë, procesi mësimor nuk është zhvilluar.

Universiteti i Elbasanit ka bojkotuar mësimin ditën e sotme, në shenjë reagimi ndaj ngjarjeve të rënda të raportuara në kryeqytet. Edhe pse një pjesë e studentëve janë paraqitur në auditorë, procesi mësimor nuk është zhvilluar. Studentët janë shprehur se e konsiderojnë të papranueshme vijimin e mësimit në një kohë kur, sipas tyre, bashkëmoshatarët e tyre po humbasin jetën në kryeqytet. Për këtë arsye, ata kanë zgjedhur të mos zhvillojnë mësim, duke shprehur shqetësimin dhe solidaritetin e tyre për situatën. Ndërkohë, deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për organizimin e një mbledhjeje apo marshimi nga studentët në Elbasan. Mbetet për t’u parë nëse në orët në vijim do të ketë reagime të tjera apo nisma të përbashkëta nga ana e tyre.