Lajme Zone
Bojkoti ndaj rregullores së re ‘paralizon’ GJKKO-në, shtyhet sërish seanca për Berishën dhe të pandehurit e tjerë të aferës ‘Partizani’
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Bojkoti ndaj rregullores së re ‘paralizon’ GJKKO-në, shtyhet sërish seanca për Berishën dhe të pandehurit e tjerë të aferës ‘Partizani’

Bojkoti i avokatëve ka paralizuar prej rreth 2 muajsh gjyqet në GJKKO. Për këtë shkak, gjyqi ndaj Berishës dhe të tjerëve u shty edhe në 12 tetor.

Seanca e radhës për Sali Berishën dhe të pandehurit e tjerë të aferës ‘Partizani’ është shtyrë për në datën 9 nëntor. Shkak e shtyrjes u bë bojkoti i avokatëve, kundër rregullores së re të Gjykatës së Posaçme, e cila censuron median dhe vështirëson punën e mbrojtësve ligjorë. Ata paraqitën kërkesë në Gjykatë për shtyrjen e seancës. Bojkoti i avokatëve ka paralizuar prej rreth 2 muajsh gjyqet në GJKKO. Për këtë shkak, gjyqi ndaj Berishës dhe të tjerëve u shty edhe në 12 tetor. LEXO EDHE:Rama prezantoi paketën anti-dhunë, Berisha: Riktheu ligjin agjitacion-propagandë, por nuk e ndal dot protestën! Bardhi: Shpallje e diktaturës, kryeministri më i dobët se kurrë Mes të pandehurve të dosjes “Partizani”, janë edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Sipas SPAK, Malltezi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. Në korrik, Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimin e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për lirimin e 25 pasurive nga sekuestro. Report Tv ka raportuar më herët se vetëm në emër të Jamarbër Malltezit, të deklaruara, janë 35 pasuri në Shqipëri me vlerë dhjetëra miliona euro, në një kohë kur të sekuestruarat janë vetëm 5.4 mln euro. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: sali berisha GJKKO dosja partizani rregullorja e GJKKO Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.7% Jo 19.1% Nuk e di 4.2% Vota total: 404 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?