Tre përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), ku kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisjes së gjyqësorit për zgjidhjen e situatës në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Dhoma e Avokatisë ka vendosur bojkotimin e seancave gjyqësore, pas miratimit të rregullores së re të GJKKO-së, e hartuar nga kryetari Erion Bani. Rregullorja e re e GJKKO-së censuron punën e mediave dhe pengon punën e avokatëve, përmes ndalimeve të parashikuara gjatë seancave (përfshi edhe ndalimin e mbajtjes së celularëve). Përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Avokatisë kanë kërkuar gjatë takimit me anëtarë të KLGJ-së marrjen e masave për garantimin e së drejtës së ushtrimit të profesionit të avokatit, si dhe sigurimin e pajisjeve të nevojshme për kryerjen e detyrës. LEXO EDHE:Rasti rumun, Strasburgu: Gjyqtarët nuk mund të caktojnë pagën për veten e tyre! Në Shqipëri, KLGJ e KLP vendosën rrogat e magjistratëve Anëtarët e KLGJ-së kanë dëgjuar kërkesat dhe shqetësimet e avokatëve për rikthimin e normalitetit në GJKKO. Ndërkohë, pritet që ata të zhvillojnë diskutime me Kryesinë e Gjykatës së Posaçme lidhur me situatën e krijuar dhe bojkotin që vijon prej disa javësh. Ngërçi i krijuar në Gjykatën e Posaçme me bojkotin e avokatëve që prej 1 shtatorit ka shkaktuar dështimin e 462 seancave gjyqësore, ndërsa janë zhvilluar vetëm 24 në gati një muaj e gjysmë. Lajm në përditësim... R.Xh/Shqiptarja.com TAG: GJKKO dhoma e avokatise rregullorja e GJKKO bojkoti i avokateve klgj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78.2% Disi 3% Vota total: 11580 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
