Lajme Zone
“Bojkoti i mësimit, i papranueshëm”, Rama mesazh studentëve: Jam i vetëdijshëm për sfidat tuaja, po nuk bëj dot dialog me dhunën
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Bojkoti i mësimit, i papranueshëm”, Rama mesazh studentëve: Jam i vetëdijshëm për sfidat tuaja, po nuk bëj dot dialog me dhunën

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se bojkoti i mësimit është i papranueshëm.

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se bojkoti i mësimit është i papranueshëm.

Ai u shpreh se është i vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballen studentët, por theksoi se nuk pranon gjuhën e forcës, imponimit dhe dhunës. Ai nënvizoi se normat e bashkëjetesës demokratike dhe respekti në komunikim nuk janë të negociueshme.

Kreu i qeverisë u bëri thirrje studentëve për dialog, duke u shprehur i gatshëm të takohet me ta në çdo vend dhe në çdo kohë për të diskutuar mbi kërkesat dhe çështjet që lidhen me universitetin dhe Shqipërinë. “I papranueshëm është bojkoti i mësimit. Do të ndërhyjmë në ligjin përkatës. Tjetër është liria, tjetër është arbitrariteti dhe imponimi ndaj atyre që duan të bëjnë mësim. Jam i vetëdijshëm për sfidat tuaja. Unë gjuhën e forcës, të imponimit dhe të dhunës nuk e njoh, dhe qytetërimin, traditën shqiptare të radhës në të folur, apo normat e bashkëjetesës demokratike nuk i negocioj me askënd.

Ejani të ulemi, ku të doni dhe kur të doni, për ato që mendoni se ne duhet të bëjmë më shumë dhe që unë duhet të bëj më mirë për ju, për universitetin dhe për Shqipërinë, po të doni. Unë i dëgjova ata më shumë se kushdo tjetër. Kryefjala e tyre ishte që në ditën e parë: ‘Nuk ka dialog, jep dorëheqjen’. Por idetë nuk arrita t’i shqyrtoja dot në atë kakofoni.”, tha Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet