Lajme Zone
Bllokuan rrugët e Tiranës gjatë marshimit, nën hetim 20 protestues
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Bllokuan rrugët e Tiranës gjatë marshimit, nën hetim 20 protestues

20 protestues do të hetohen në gjendje të lirë pas protestës së një nate më parë në kryeqyet. Ata bllokuan lëvizjen në akset kryesore të kryeqytetit dhe prishën qetësinë publike.

Tiranë- Njëzet protestues do të hetohen në gjendje të lirë pas protestës së një nate më parë në kryeqyet. Në ditën e 106-të të protestës, qytetarët bllokuan disa rrugë të kryeqyetit gjatë marshimit të tyre. Bllokimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “Gjergj Fishta”, sheshi “Wilson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”, sollën vështirësi në qarkullim për shoferët. Kjo nuk është hera e parë që ata bllokojnë rrugët kryesore në kryeqytet. Edhe disa ditë më parë një grup protestuesish bllokuan kryqëzimin e '21 Dhjetorit'. LEXO EDHE:Humbën rrugën në Dajt, shpëtohen 2 turistët gjermanë (VIDEO) Njoftimi i policisë: Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim dokumentimin e veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë këtij tubimi dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 20 pjesëmarrës, konkretisht për shtetasit: Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; B. K., 36 vjeç; A. P., 49 vjeç; I. M., 28 vjeç; A. J., 39 vjeç; A. K., 46 vjeç; G. P., 37 vjeç; A. Ll., 28 vjeçe; I. M., 24 vjeçe; E. K., 27 vjeç; A. N., 26 vjeçe; S. E., 32 vjeç; A. Ll., 20 vjeçe; M. Y., 19 vjeç; A. B., 59 vjeçe; D. G., 50 vjeç; B. M., 34 vjeçe; R. Sh., 22 vjeç dhe A. K., 29 vjeçe. Këta shtetas, dyshohet se nëpërmjet organizimit dhe pjesëmarrjes në tubim, kanë bllokuar lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve, si dhe kanë prishur qetësinë publike, në akset kryesore të kryeqytetit, konkretisht bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, në sheshin “Wilson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Lajm në përditësim… Xh.K/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.6% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 6% Vota total: 7694 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?