31 protestues u gjobitën me nga 50 euro nga policia për pengimin e qarkullimit të automjeteve gjatë tubimit të së mërkurës, të cilët sipas bluve, refuzuan thirrjet e vazhdueshme me megafon për të liruar rrugën në bulevardin para kryeministrisë Dy nga organizatorët, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj, po hetohen pasi nuk iu bindën urdhrit të policisë. Ditën e djeshme blutë i dhanë fletën e gjobës prej 5 mijë lekësh të rinj për bllokimin e rrugës, por ata refuzuan të firmosin ndaj u shoqëruan me furgonin e bluve. Protestuesit e tjerë reaguan duke rrethuar makinën e policisë duke shënuar disa përplasje me uniformat blu. Në mbrëmje, të dy organizatorët e protestës që prej të ashtuquajturi “revolucioni flamingo” u liruan nga ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, dhe sot u njoftua se ndaj tyre ka nisur hetimi në gjendje të lirë. LEXO EDHE:Kontrolle intensive në rrugët e Tiranës, 12 shoferë të arrestuar dhe 4 nën hetim! Mbi 3200 gjoba për shkelje të qarkullimit rrugor Materialet procedurale në ngarkim të tyre, policia thotë se i referoi në Prokurorinë e Tiranës pasi “nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentet e identifikimit”. Masat administrative vendosen në zbatim të aktit normativ të miratuar më 28 tetor. Njoftimi i Policisë Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 31 masa administrative. Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë. Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 31 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit. Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë. Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. G. dhe E. L., pasi dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentet e identifikimit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E. M.V Shqiptarja.com TAG: Edison lika dritan goxhaj policia e tiranes Tirane masat ndaj dhunuesve protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.9% Veliajn 22.7% Asnjërin 21.4% Vota total: 556 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

