Lajme Zone
Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së djeshme, gjobiten 16 persona me nga 5 mijë lekë! Nis hetimi për dy të mitur
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së djeshme, gjobiten 16 persona me nga 5 mijë lekë! Nis hetimi për dy të mitur

Policia e Tiranës ka gjobitur me nga 5 000 lekë, 16 persona pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit në protestën e zhvilluar një ditë më parë te Kryeministria.

Tiranë- Policia e Tiranës ka gjobitur me nga 5 000 lekë, 16 persona. Blutë informojnë se gjatë protestës të zhvilluar dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ata kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Protestuesit nuk e kanë liruar rrugën pavërisht thirrjeve të policisë me megafon, thuhet në njoftim. "Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 16 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative. LEXO EDHE:Grabiti 60 mijë euro brenda 3 minuta te banka në Tiranë, autori e dinte ku ishin paratë! Dyshime se një person ka vëzhguar vendin para ngjarjes Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve. Nga 16 masat administrative, 14 janë vendosur ndaj shtetasve të shoqëruar, ndërsa 2 të tjera janë vendosur bazuar në identifikimin e shtetasve nga pamjet filmike. Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë", njoftoi sot policia. Ndërkohë kanë nisur hetimet për dy të mitur. Këta të fundit të maskuar dyshohen se kanë kryer veprime kundër ligjit. "Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur, pasi më datë 02.11.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar nga studentët, dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe të maskuar, kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë protestës së djeshme", thuhet më tej në njoftim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K R.Xh Shqiptarja.com TAG: masat ndaj dhunuesve protestat kunder qeverise gjoba Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Diktatori i vogel: 03/11/2026 11:32 Diktatori i vogel tani nuk lejon as protestat e paralajmeruara, eshte bezdisur Përgjigju neri: 03/11/2026 11:26 Populli do rend e qetësi prandaj policia duhet të zbatoi ligjin,dalim nga puna dhe mbetëm rrugëve me fëmijë të vegjël....

Nuk mund të tolerohet ndaj hajdutëve me kapuçon të zi. Përgjigju Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 51.6% Veliajn 33.3% Asnjërin 15.1% Vota total: 93 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?