Lajme Zone
Bllokuan për 2 orë hyrje-daljet e Kryeministrisë ndërsa Rama ishte në zyrë, 14 protestuesit e arrestuar sot para gjykatës për masën e sigurisë (EMRAT)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Bllokuan për 2 orë hyrje-daljet e Kryeministrisë ndërsa Rama ishte në zyrë, 14 protestuesit e arrestuar sot para gjykatës për masën e sigurisë (EMRAT)

14 protestuesit e arrestuar të martën janë sot para gjykatës së Tiranës për të mësuar masën e sigurisë, pasi për rreth 2 orë bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë teksa brenda ndodhej edhe shefi i qeverisë, Edi Rama. Mbrëmjen e së martës, në vend të fjalimeve, protestuesit nisën menjëherë ‘aksionin.’ Dritan Goxhaj e Arben Kola u bënin thirrje që të rrethonin godinën qeveritare. Ata u grumbulluan

14 protestuesit e arrestuar të martën janë sot para gjykatës së Tiranës për të mësuar masën e sigurisë, pasi për rreth 2 orë bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë teksa brenda ndodhej edhe shefi i qeverisë, Edi Rama. Mbrëmjen e së martës, në vend të fjalimeve, protestuesit nisën menjëherë ‘aksionin.’ Dritan Goxhaj e Arben Kola u bënin thirrje që të rrethonin godinën qeveritare. Ata u grumbulluan në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë. Sipas policisë, kërcënuan perimetrin e sigurisë së institucionit të rëndësisë së veçantë dhe penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe lëvizjen e lirë e personaliteteve të larta shtetërore. LEXO edhe...‘6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj', Rama: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson ato të rajonit Protestuesit u shoqëruan kur policia po i zhvendoste për të liruar hyrje-daljet dhe ata u ulën në rrugë duke goditur e shtyrë efektivët. Përplasje pati edhe në komisariatin nr. 3 ku ndodheshin disa protestues. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Dritan GoxhajJunik MatoshiEdison LikaErlind AlmetaSokol BushiLulzim GjiniValtion ShametiFlorian ManarkolliDesiderjo AlimucajBora MitrovicaArvina LleshiYlli BrahajArben KolaAumiraldi DalliuLajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 10:22 Pas pak masa e sigurisë për 14 të arrestuarit, protestë para gjykatës Tiranë: Nuk jeni vetëm! (VIDEO) Ndërsa vetëm pas pak pritet masa e sigurisë për 14 protestuesit e arrestuar, një grup qytetarësh është mbledhur para Gjykatës së Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre.Me parrulla në mbështetje të tyre si “Lironi çunat”, “Lironi gocat” apo “Nuk jeni vetëm”, protestuesit kanë ngulmuar gjithashtu edhe në arrestimin e kryeministrit Rama. Share P.J/ReportTv.al Aumiraldi Dalliu arben kola Ylli Brahaj bora mitrovica Desiderjo Alimucaj Florian Manarkolli Valtion Shameti Lulzim Gjini Sokol Bushi Erlind Almeta Junik Matoshi Arvina Lleshi Edison lika dritan goxhaj Tirane protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.3% Të gabuar 20.7% Nuk e di 4% Vota total: 2032 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?