Lajme Zone
Bllokuan për 2 orë hyrje-daljet e Kryeministrisë ndërsa Rama ishte në zyrë, protestuesit e arrestuar dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë (LISTA)
PolitikëReport TV

Bllokuan për 2 orë hyrje-daljet e Kryeministrisë ndërsa Rama ishte në zyrë, protestuesit e arrestuar dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë (LISTA)

Protestuesit e arrestuar të martën dalin sot para gjykatës së Tiranës për të mësuar masën e sigurisë, pasi për rreth 2 orë bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë teksa brenda ndodhej edhe shefi i qeverisë, Edi Rama. Mbrëmjen e së martës, në vend të fjalimeve, protestuesit nisën menjëherë ‘aksionin.’ Dritan Goxhaj e Arben Kola u bënin thirrje që të rrethonin godinën qeveritare. Ata u grumbulluan në

Protestuesit e arrestuar të martën dalin sot para gjykatës së Tiranës për të mësuar masën e sigurisë, pasi për rreth 2 orë bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë teksa brenda ndodhej edhe shefi i qeverisë, Edi Rama. Mbrëmjen e së martës, në vend të fjalimeve, protestuesit nisën menjëherë ‘aksionin.’ Dritan Goxhaj e Arben Kola u bënin thirrje që të rrethonin godinën qeveritare. Ata u grumbulluan në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë. Sipas policisë, kërcënuan perimetrin e sigurisë së institucionit të rëndësisë së veçantë dhe penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe lëvizjen e lirë e personaliteteve të larta shtetërore. LEXO edhe...Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes, e reklamonin edhe në rrjete sociale Protestuesit u shoqëruan kur policia po i zhvendoste për të liruar hyrje-daljet dhe ata u ulën në rrugë duke goditur e shtyrë efektivët. Përplasje pati edhe në komisariatin nr. 3 ku ndodheshin disa protestues. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Dritan GoxhajJunik MatoshiEdison LikaErlind AlmetaSokol BushiLulzim GjiniValtion ShametiFlorian ManarkolliDesiderjo AlimucajBora MitrovicaArvina LleshiYlli BrahajArben KolaAumiraldi DalliuLajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/ReportTv.al protestat kunder qeverise Tirane dritan goxhaj Edison lika Arvina Lleshi Junik Matoshi Erlind Almeta Sokol Bushi Lulzim Gjini Valtion Shameti Florian Manarkolli Desiderjo Alimucaj bora mitrovica Ylli Brahaj arben kola Aumiraldi Dalliu Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.9% Të gabuar 21% Nuk e di 4.1% Vota total: 1873 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?