Lajme Zone
‘Bllokuan’ në zyrë Edi Ramën, 14 protestuesit e arrestuar
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

‘Bllokuan’ në zyrë Edi Ramën, 14 protestuesit e arrestuar

Një ditë pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku protestuesit bllokuan për rreth dy orë hyrje-daljet e godinës, Policia e Tiranës ka arrestuar 14 persona dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre të tjerë. Mes të arrestuarve janë Dritan Goxhaj, Arben Kola, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj dhe Aumiraldi Dalliu.

Sipas Policisë, protesta e 1 shtatorit, në ditën e saj të 94-t, u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve. Rreth orës 20:00, një grup protestuesish u grumbulluan në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë, duke bllokuar hyrje-daljet e institucionit. Policia deklaron se, pavarësisht thirrjeve për shpërndarjen e tubimit dhe lirimin e rrugës, protestuesit vijuan qëndrimin, kundërshtuan ndërhyrjen e efektivëve, u ulën në rrugë dhe goditën e shtynë punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.