Lajme Zone
Bllokohet aksi Qafë Thorë–Theth, rrëshqitjet e dherave ndërpresin qarkullimin
EkonomiSyri

Bllokohet aksi Qafë Thorë–Theth, rrëshqitjet e dherave ndërpresin qarkullimin

Moti i keq ka sjellë probleme në aksin rrugor Qafë Thorë–Theth, ku lëvizja e automjeteve është ndërprerë përkohësisht për shkak të rrëshqitjeve të dherave në rrugë.

Moti i keq ka sjellë probleme në aksin rrugor Qafë Thorë–Theth, ku lëvizja e automjeteve është ndërprerë përkohësisht për shkak të rrëshqitjeve të dherave në rrugë. Shkak për situatën problematike janë bërë reshjet e dendura të shiut dhe mungesa e pastrimit të përroit në zonën e njohur si “Guri i Nënshtegut”, çka ka sjellë grumbullim inertesh dhe bllokim të aksit.Lexo edhe:'Shteti na ka harruar'/ Banorët e Zvezdës në protestë: Qindra milionë lekë investim, por fshati ende pa ujë Problematika është krijuar rreth 10 kilometra larg nga Thethi, duke penguar qarkullimin e automjeteve në këtë zonë turistike. Pritet ndërhyrja e autoriteteve përgjegjëse për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal sa më shpejt.