Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

Blindohet siguria kibernetike, Petraj: Kuadri ligjor do të respektojë hapësirën e vet brenda sistemit! Protesta? Studentët po kërkojnë dhunë


Avokati Edmond Petraj në “Ora e Fundit” në ABC News ka komentuar situatën e sigurisë kibernetike.

Avokati Edmond Petraj në “Ora e Fundit” në ABC News ka komentuar situatën e sigurisë kibernetike.

Ai tha se kuadri ligjor duhet të respektojë hapësirën e vet brenda sistemit.

“Mendoj se kjo është një nismë shumë e mirë, pasi sot gjithçka varet nga komunikimi dhe teknologjia. Bëhet fjalë për një sistem të dhënash të lidhur me një server të fuqishëm, i cili mundëson lidhjen dhe monitorimin e institucioneve të rëndësisë së veçantë në një sistem të vetëm. Kuadri ligjor do të përfshijë edhe sistemin e fibrave optike, ofruesit e shërbimeve të internetit dhe operatorët që transmetojnë informacion. Krijimi i inteligjencës kibernetike synon identifikimin e kërcënimeve përpara se ato të konkretizohen. Ky sistem duhet të mundësojë zbulimin në kohë reale të sulmeve, identifikimin e burimit të tyre dhe mbledhjen e të dhënave teknike që ndihmojnë në analizimin e ndërhyrjeve.”, u shpreh ai. Po ashtu ai komentoi edhe protestat, duke thënë se duhen masa të forta ndaj dhunës, duke shtuar se studentët po kërkojnë kaos dhe largimin e turistëve.

“Sot në Shqipëri ka një kaos, ku secili bën dhe thotë çfarë të dojë. Për mendimin tim, ka ardhur koha që të vendoset rregull edhe në këtë drejtim, përfshirë çështjen e dezinformimit. Kushdo që përfshihet në veprime të paligjshme apo nxit destabilizimin duhet të mbajë përgjegjësi. Partia Demokratike ka kërkuar hapjen e saj dhe afrimin e prurjeve të reja nga radhët e pedagogëve, intelektualëve dhe personaliteteve të tjera. Por ka pasur kohë për ta bërë këtë dhe tani është tepër vonë. Njerëzit tashmë janë pozicionuar: një pjesë te protestat, një pjesë te partitë e vogla, ndërsa janë krijuar edhe grupime të tjera, si ai i studentëve. Mendoj se protestat dhe disa parti të vogla mund të dalin me një kandidaturë të përbashkët, por për to kjo do të jetë edhe një mënyrë për të testuar forcën politike në prag të zgjedhjeve të vitit 2029. Ka një paradoks të madh. Intelektualët lanë një përshtypje shumë të keqe për shkak të heshtjes së tyre në momentet kur pati dhunë dhe kur Tirana u përfshi nga përplasjet. Do të kishte qenë e rëndësishme që ata të distancoheshin qartë nga dhuna. Edhe përfshirja e disa pedagogëve, së bashku me vajzën dhe dhëndrin e Berishës, ngre pikëpyetje të rëndësishme. Për mendimin tim, këto zhvillime i kanë dhënë Ramës një argument të fortë për fushatën e ardhshme. Në vend që ta dobësonin, veprimet e opozitës kanë ndihmuar në forcimin e tij”, tha ai.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*Fokus*KryesoreAktualitet Edmond Petraj