Godina e Kuvendit të Shqipërisë sërish është blinduar nga forca të shumta efektivësh dhe autobote me ujë. Masat janë marrë për shkak të protestave.
Sot zhvillohet seanca e radhës parlamentare dhe policia ka marrë masat për zhvillimin e ndonjë proteste të mundshme para Kuvendit ashtu siç ndodhi pak javë më parë, ku protetsuesit zbarkuan para Kuvendit dhe goditën me vezë deputetët para seancës.
Edhe në seancën e fundit, Kuvenbdi ishte blinduar nga efektivët, ndonëse nuk u zhvillua asnjë protestë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

