Policia ka rrethuar me barriera metalike zonën pranë Parlamentit, ku brenda zhvillohet në orën 10.00 seanca plenare, ndërsa jashtë është paralajmëruar protesta e studentëve. Në terren janë dislokuar forca të shumta policie, efektivë të FNSH-së dhe të forcave “Shqiponja”. Pranë Kuvendit ndodhen gjithashtu dy makina ujëhedhëse dhe një automjet zjarrfikës.
Protesta studentore, e cila ditët e fundit është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta, nuk është një shpërthim i rastësishëm zemërimi. Ajo vjen pas një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh mes të rinjve, të cilët kanë ngritur vazhdimisht shqetësime, por pretendojnë se zëri i tyre nuk është dëgjuar përmes protestave paqësore. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

