Lajme Zone
Bleu kështjellë në Francë për 2.6 mln euro, iu gjetën mbi 2 mln euro në bankë, dy apartamente dhe…/ Zbardhet pasuria e Ermal Beqirit, SPAK: Do sekuestrohen
EkonomiBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Bleu kështjellë në Francë për 2.6 mln euro, iu gjetën mbi 2 mln euro në bankë, dy apartamente dhe…/ Zbardhet pasuria e Ermal Beqirit, SPAK: Do sekuestrohen

SPAK në njoftimin zyrtar mbi arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiri në Francë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e AKSHI-t, ka zbardhur edhe pasuritë me vlerë miliona euro, nga llogaritë bankare te pasuritë e paluajtshme që ai disponon në shtetin francez ku dhe u arrestua.

SPAK në njoftimin zyrtar mbi arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiri në Francë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e AKSHI-t, ka zbardhur edhe pasuritë me vlerë miliona euro, nga llogaritë bankare te pasuritë e paluajtshme që ai disponon në shtetin francez ku dhe u arrestua. Beqiri ka blerë në Oise të Francës një kështjellë për 2.6 mln euro. Atij i janë zbuluar mbi 2 mln euro në llogari bankare, 2 apartamente si dhe disa mjete motorike. Po ashtu SPAK njofton se këto pasuri do të sekuestrohen. Pjesë nga njoftimi i SPAK:

2 mln euro në llogari bankare, bleu kështjellë 2.6 mln euro, 2 apartamente “Hetimet e mëtejshme nga autoritetet franceze e konfirmuan këtë informacion dhe identifikuan disa asete me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankar me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente, u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj.

Për këto asete si dhe për të tjera të cilat do të rezultojnë nga hetimet e mëtejshme, i është dërguar kërkesë për ndihmë juridike autoriteteve gjyqësore franceze me qëllim sekuestrimin e tyre.

Më datë 24 korrik 2026, biznesmeni Ermal Beqiri u arrestua nga autoritetet franceze pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly-t (Seine-Maritime) dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it (Somme). Gjykata franceze urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të tij, për qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb