Lajme Zone
Blendi Hodai: Rezultatet e PISA-s do të harrohen, kaosi në arsim do të mbetet
Të tjeraTelegrafi

Blendi Hodai: Rezultatet e PISA-s do të harrohen, kaosi në arsim do të mbetet

Blendi Hodai nga Forumi për Ndryshime në Arsim është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni me të cilin kemi diskutuar për gjendjen e arsimit në vend, si dhe rezultatet e testimit PISA që u publikuan së fundmi.

Blendi Hodai nga Forumi për Ndryshime në Arsim është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni me të cilin kemi diskutuar për gjendjen e arsimit në vend, si dhe rezultatet e testimit PISA që u publikuan së fundmi.Ai tha se rezultatet e PISA-s kanë qenë të pritshme, pasi siç theksoi, nga monitorimi i institucioneve arsimore që ata bëjnë me FNA-në është parë gjendja në të cilën ndodhet arsimi. Hodai gjithashtu tha se fajtorë për gjendjen në arsim janë të gjithë pjesëmarrësit në procesin arsimor."Rezultatet e PISA-s kanë qenë të pritshme. Jemi marrë me çështjet e arsimit, pasi janë shumë të rëndësishme për një popull. Ajo që kemi monitoruar kemi parë se gjendja nuk është aspak e mirë. Është një cikël i lidhur në mes vete. Një universitet i dobët nxjerr mësimdhënës të dobët, pastaj mësimdhënësit nxjerrin nxënës të dobët, më pas nxënësi i dobët bëhet student i dobët dhe më pas studenti i dobët bëhet pjesë e sektorit privat ose publik. Ka qenë e pritshme, por çështja është se si do të reflektojmë", tha Hodai."Që të rregullohet arsimi në Maqedoni duhet periudhë prej 5 deri 10 vjeçare edhe atë me angazhim të të gjitha institucioneve. Prej vitit 2006 deri tani kemi pasur 13 ministra, pra çdo nëntë muaj kemi pasur ministër të ri. Secili ministër vjen me politikat e tij dhe kjo nuk jep zhvillim", tha Hodai.Sa i përket dobisë së Inteligjencës Artificiale, ai tha se varet nga mënyra se si përdoret ajo."A është kërcënim ose jo, varet nga ne si njerëz. Nëse AI është në duar të atyre që duan të bëjnë gjëra të këqija ne nuk i kemi punët mirë", tha Hodai.Ai tha se në të ardhmen e sheh veten në politik, duke thënë se nuk dëshiron që të njihet si dikush që vetëm ka kritikuar. /Telegrafi/