Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zhvilluar kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, në Elbasan, ku mbahen persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Mes të paraburgosurve në këtë institucion është edhe Ergys Agasi, i arrestuar disa javë më parë në kuadër të dosjes së AKSHI-t.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e paraburgimit janë gjetur disa telefona celularë brenda qelive të ndryshme. Ende nuk dihet se kujt u përkisnin pajisjet dhe në çfarë rrethanash kanë përfunduar brenda ambienteve të sigurisë.
Deri më tani nuk ka informacion të detajuar mbi rezultatet e operacionit dhe nëse do të ketë masa të tjera pas konstatimeve. Pritet që në orët në vijim të bëhen publike më shumë detaje mbi kontrollet e BKH-së në paraburgimin e Bradasheshit.

