Lajme Zone
Bjorn Runa: Sistemi nuk rrëzohet me teori konspirative
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Bjorn Runa: Sistemi nuk rrëzohet me teori konspirative

Shqipëria nuk vuan nga mungesa e konspiracionistëve. Ajo që e bën më të çuditshëm episodin është shfaqja e tyre në fasadën kryesore të Universitetit dhe, edhe më tepër, mjedisi politik që e ka normalizuar këtë lloj gjuhe deri në pikën ku ajo ka nisur ta dominojë retorikën e protestës.

Këtë mëngjes, teksa disa pedagogë iu bashkuan bojkotit të studentëve, një banderolë e madhe u shfaq në fasadën e Universitetit Politeknik me parrullën: “Fundi i Katovicës.” Do ishte e kotë t’i jepej vëmendje në vetvete një episodi të tillë, që s’është gjë tjetër veçse vazhdim i paqartësisë politike i grupeve që organizojnë protestën. Shqipëria nuk vuan nga mungesa e konspiracionistëve. Në fakt, i kemi me shumicë. Ajo që e bën më të çuditshëm episodin është shfaqja e tyre në fasadën kryesore të Universitetit dhe, edhe më tepër, mjedisi politik që e ka normalizuar këtë lloj gjuhe deri në pikën ku ajo ka nisur ta dominojë retorikën e protestës. Është diçka që nuk nisi sot. Edhe gjatë ditëve paqësore të lëvizjes ‘Flamingo,’ retorika nacionaliste dhe teoritë konspirative kanë qenë gjithmonë lehtësisht të identifikueshme. Të gjithë i kujtojmë fjalimet kundër tradhëtarëve të kombit apo kundër komunizmit, sikurse edhe shpjegimet grandioze të problemeve konkrete sociale dhe politike, me të cilat përballemi të gjithë. E di që përgjigjen e kanë gati, se episode të tilla janë ekscentrizma të padëmshme, por janë pikërisht ato që e çuan drejt bjerrjes edhe protestën paqësore. Megjithatë, problemi është se kjo lloj gjuhe tashmë shfaqet jo më në skajet e bulevardit, ku nuk dëgjohet nga shumëkush, por në fasadën e Universitetit, ku supozohet se është afishuar nga studentët. Tani, shumica e atyre që studiojnë në universitet sot, nuk i përkasin brezit që e trilloi këtë teori. Madje, as nuk kishin lindur atëherë dhe nuk e di çfarë i lidh me të. Vetëm nëse jua kanë mësuar në universitet, por kjo është problem më vete nëse nëpër shkolla ju mësojnë teori konspiracioni në vend të gjërave që duhet të mësojnë. Shqetësuese është të shohësh rrjetin e aktivistëve të protestës ta shpërndajnë atë banderolë me krenari si “mesazh të studentëve.” LEXO EDHE:27-vjeçari me aftësi të kufizuara i shkruan për ta takuar, Rama e pret në Kryeministri: Një vizitor i veçantë, pa gurë në xhep, kjo është demokracia! (VIDEO) Është e sikletshme të kërkosh pëmbysjen radikale të sistemit dhe nga ana tjetër ta përshkruash sistemin përmes teorive konspirative, apo me mite mesjetare dhe përbindsha imagjinarë komunistë. Por kritika këtu nuk është për 20-vjeçarët e zemëruar, të cilët përsëritin atë që dëgjojnë online. Ata që duhen shqyrtuar me kujdes janë ata të cilët ngrenë narrativat politike të protestës dhe që paraqiten si zërat progresistë të saj dhe që për muaj me radhë kanë zgjedhur ta pranojnë këtë lloj gjuhe. Ky është koalicioni i hipokritëve. Të paktën nacionalistët dhe konspiracionistët e thonë hapur atë që besojnë. Hipokrizia më e keqe është ajo e njerëzve që privatisht e pranojnë se sa reaksionare është pjesa dërrmuese e retorikës së protestës, por që në publik zgjedhin ta injorojnë për të mos “dëmtuar protestën.” Janë ata që përhapin lajme për policë izraelitë dhe luftanije amerikane që po zbarkojnë në Shqipëri, edhe pse vetë e dinë fare mirë që nuk janë të vërteta. Brutaliteti i policisë nuk e zhbën këtë. Përdorimi pa dallim i dhunës dhe ndjekja e njerëzve nëpër lagje është sjellje e papranueshme, që rrezikon t’i radikalizojë edhe më tepër njerëzit. Por, dhuna policore nuk e bën të saktë një politikë të gabuar. Përkundrazi, vetëm ua rrit përgjegjësinë atyre që flasin politikisht në emër te protestës. Të dinë cfarë po thonë, të dine ku po i cojnë njerëzit dhe të mos fusin fëmijë në perplasje me policinë për një politikë që as vetë nuk arrijnë ta artikulojnë. Nëse edhe ata nuk janë në gjendje t’i vënë emër sistemit që duan të përmbysin dhe mendojnë se 36 vite privatizimi oligarkik dhe bjerrjes së politikave sociale, atëherë nuk e di pse sistemi duhet t’iu trembet, kur luftën e paskan me fantazma dhe jo me pushtetin./TemA Xh.K/Shqiptarja.com TAG: bjorn runa protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 78% Disi 3.2% Vota total: 10012 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?