Bora e parë ka mbuluar Bjeshkët e Nemuna në Kosovë, duke krijuar kështu një peizazh të mrekullueshëm dimëror, ndonëse stina ende nuk ka hyrë zyrtarisht. Malet janë veshur me petkun e bardhë, ndërsa natyra ka marrë një pamje përrallore.Lexo edhe:Mallakastër/ Rruga e amortizuar izolon Çërrilën, banorët: Po braktiset fshati Pamjet nga Bjeshkët e Nemuna tregojnë bukurinë e rrallë të kësaj zone, ku bardhësia e borës ndërthuret me madhështinë e maleve dhe qetësinë e natyrës. Me ardhjen e reshjeve të para të borës Bjeshkët ofrojnë një panoramë spektakolare, duke dëshmuar edhe një herë bukurinë e tyre

