Lajme Zone
Bizneset e dëmtuara nga protestat, Bashkia e Tiranës u  pezullon detyrimet fiskale vendore deri në rihapjen e aktivitetit
PolitikëReport TV

Bizneset e dëmtuara nga protestat, Bashkia e Tiranës u pezullon detyrimet fiskale vendore deri në rihapjen e aktivitetit

Bashkia e Tiranës pezullon detyrimet fiskale vendore për bizneset e vogla të dëmtuara gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet. Pezullimi do të jetë në fuqi deri në rihapjen normale të aktivitetit të këtyre subjekteve, në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi. Vendimi vjen në një kohë kur dhjetëra biznese kanë pësuar dëme materiale gjatë protestave. Sipas të dhënave të publik

Bashkia e Tiranës pezullon detyrimet fiskale vendore për bizneset e vogla të dëmtuara gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet. Pezullimi do të jetë në fuqi deri në rihapjen normale të aktivitetit të këtyre subjekteve, në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi. Vendimi vjen në një kohë kur dhjetëra biznese kanë pësuar dëme materiale gjatë protestave. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, deri më tani janë identifikuar 127 subjekte të prekura, ndërsa vlera e dëmeve të evidentuara arrin në 2.15 milionë euro. LEXO edhe...Zjarr në ambientet e një pallati në Tiranë, dëmtohen zyrat e ‘Dritare Tv’! Xhunga: Po digjeshim, flakët u përhapën nga tubat e aspirimit të një restoranti (VIDEO) Nga bizneset e identifikuara, 55 janë evidentuar përmes verifikimeve në terren nga administrata tatimore, ndërsa 72 të tjera kanë raportuar dëmet përmes shërbimit elektronik “Dëmi im”. Procesi i evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve vijon. Administrata Tatimore u ka bërë thirrje bizneseve të prekura që të raportojnë dëmet përmes shërbimit “Dëmi im” në portalin e-Albania. U.D/ReportTv.al protestat kunder qeverise Tirane bashkia tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12174 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?