Lajme Zone
Bilbilenjtë 13 vanë në litar vetë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Bilbilenjtë 13 vanë në litar vetë

Dhe tani, të mbetur pa protestuesit e tyre, iu kacavirren studentëve si bimët “kacavjerrëse “ pemëve. Mjafton një pemë për t’u ngjitur, edhe kur nuk e ke mbjellë vetë

Deputetët e PD-së, kokën lart dhe me hap rreshtor, u futën në protestën e ashtuquajtur studentore. Krejt si bilbilat trembëdhjetë që shkuan vetë në litar, pa e kuptuar se ç’i priste. LEXO edhe...Studentët? Abuzimi me pronarët e protestës! Por sapo u përballën me të rinjtë që thërrisnin “Rama në burg, Berisha në burg”, buzëqeshja iu ngri në buzë. Papritur, u gjendën në një protestë ku kërkohej edhe burgosja e liderit të tyre. Halli ishte i madh: Si t’ia raportonin Saliut nga poshtë se turma nuk po ndiqte skenarin e shkruar në zyrën e tij? Njëri prej deputetëve mori telefonin: “Si t’ia bëjmë?” “Mos lëvizni! Bashkohuni me ta”, erdhi urdhri nga lart. -Po nuk e durojmë dot thirrjen. Nuk na e nxë goja ta themi! -Janë komunistët e Qorrit! Unë i nioh nga përvoja. Komunistët nuk kane kala që nuk e marrin. Edhe unë, si ish-komunist, do t’i pushtoj! Deputetët bënë përpjekje të mëdha. Ironia është se të rinjtë dhe studentët po mbledhin më shumë nierëz sesa “protesta Kombëtare” e PD-së. Një dështim që demokratët nuk po e kapërdijnë dot. As tubimet Kombëtare, as ato ndërkombëtare nuk u kanë dhënë turmat që ëndërrojnë. Dhe tani, të mbetur pa protestuesit e tyre, iu kacavirren studentëve si bimët “kacavjerrëse “ pemëve. Mjafton një pemë për t’u ngjitur, edhe kur nuk e ke mbjellë vetë Sepse në politikë, edhe litari mund të bëhet tribunë. Por kujdes: ndonjëherë, ai që ngjitet për të marrë pushtetin, përfn i varur nga humori i turmës./Tema A.C/ReportTv.al Tirane protesta Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.6% Jo 42.5% Nuk e di 8% Vota total: 702 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?