Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Domen të Shkodrës, ku një banesë është përfshirë nga flakët, me pasojë humbjen e jetës së tre personave. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 13:10 ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit B. Ç. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse. Tragjedi në Shkodër, gjendet i pajetë njëri nga fëmijët
29 Korrik, 15:34 Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën një 24-vjeçare, si dhe dy fëmijët e saj të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Shkrumbohet banesa në Shkodër, dyshohet se brenda ishte një nënë me dy fëmijë
29 Korrik, 15:26 Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

