Një qytetar ka denoncuar një rast shqetësues në lidhje me një produkt ushqimor të blerë në një prej pikave të Big Market në Tiranë.
Ai ka treguar se pasi ka bërë blerjet gjatë ditës, në mbrëmje, kur hapi një pako makaronash konstatoi se brenda paketimit kishte insekte, miza.
Qytetari thotë se produkti ishte i pahapur më parë dhe se gjendja e konstatuar brenda paketimit ishte shqetësuese.
Ai disponon foto dhe video të produktit dhe paketimit, ku përfshihen edhe të dhënat e lotit dhe datës së skadencës.
Përmes denoncimit, qytetari kërkon që rasti të verifikohet dhe të kontrollohet edhe pjesa tjetër e të njëjtit produkt, për të parë nëse bëhet fjalë për një problem të izoluar apo nëse mund të preken edhe produkte të tjera.
Rasti ngre shqetësime për sigurinë ushqimore dhe kërkon verifikim nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, për të përcaktuar nëse produktet kanë qenë të kontaminuara dhe si ka ndodhur kjo.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje. Sot kam bërë blerje në Big Market në Tiranë dhe në darkë, kur hapa një paketë makaronash që sapo e kisha blerë, vura re se brenda paketimit kishte shumë insekte/miza. Produkti ishte i pahapur më parë dhe gjendja e tij ishte shumë shqetësuese. Kam foto/video të produktit dhe të paketimit, përfshirë informacionin e lotit/skadencës, dhe mund t’jua dërgoj si provë. Ju lutem, kërkoj që rasti të verifikohet seriozisht dhe të kontrollohet edhe pjesa tjetër e produktit, pasi një problem i tillë mund të prekë edhe konsumatorë të tjerë.

