Një vatër zjarri është shfaqur mëngjesin e sotëm në fshatin Qinam, në zonën e Zall Herrit.
Flakët janë përhapur në territorin e fshatit, ndërsa banorët kanë ngritur shqetësimin për mungesën e ndërhyrjes për shuarjen e zjarrit.
Banorët deklarojnë se deri në momentin e raportimit nuk ka mbërritur asnjë grup për të ndërhyrë ndaj flakëve, duke shprehur frikën për përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Zall Herri është përballur edhe më herët me vatra zjarri, duke qenë një prej zonave të prekura më shpesh gjatë kësaj periudhe.

