Pedagogu Aleksandër Biberaj, i ftuar në News24 deklaroi se protestat kundër qeverisë nuk do të zhduken, pa u zhdukur Rama nga pushteti. Biberaj deklaroi se në Shqipëri do të ndodhë ajo që ndodhi në Serbi. Ai shtoi se gjithë klasa politike e ka frikë protestën. “Protesta nuk do zhduket, pa u zhdukur Edi Rama nga pushteti. Këta protestues nuk tërhiqen dhe nuk dorëzohen. Edhe vetë mazhoranca duket e çorientuar, sepse ushtrohet dhunë, që nuk është e justifikuar. Akti normativ nuk është me dy standarde, por me 100 standarde. Gjëja më e mirë e protestës është që është vrarë frika. Janë disa urdhra të eprorëve të policisë, komplet non sens. Lëvizja studentore është e pastër, sepse studentët kanë alergji nga klasa politike. Gjithë klasa politike e ka frikë këtë protestë. E kanë frikë, sepse ka një urrejtje popullore ndaj klasës politike. E njëjta gjë që ka ndodhur në Serbi, do të ndodhë në Shqipëri. Studentët duan një klasë të re politike. Unë si politikan kam qenë i lirë dhe kam qenë e jam me studentët. Është momenti që të krijohet një elitë e re politike”, tha Biberaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: biberaj protesta
