Lajme Zone
Beyonce feston 45-vjetorin me një gjest të rrallë, këngëtarja dhuron 2 milionë dollarë për Muzeun e Studios në Harlem
PolitikëReport TV

Beyonce feston 45-vjetorin me një gjest të rrallë, këngëtarja dhuron 2 milionë dollarë për Muzeun e Studios në Harlem

Këngëtarja amerikane njoftoi dhurimin përmes Parkwood Entertainment, kompanisë së prodhimit dhe argëtimit që ajo themeloi, duke theksuar rëndësinë e artit dhe të aksesit të publikut ndaj tij.

Beyoncé ka zgjedhur të festojë 45-vjetorin e saj me një dhuratë prej 2 milionë dollarësh për Muzeun e Studios në Harlem, në New York. Këngëtarja amerikane njoftoi dhurimin përmes Parkwood Entertainment, kompanisë së prodhimit dhe argëtimit që ajo themeloi, duke theksuar rëndësinë e artit dhe të aksesit të publikut ndaj tij. LEXO edhe...Hoxha takim me të dërguarin e Trump: Mundësi të reja bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët “Arti tregon të gjitha historitë tona, të kaluarën dhe të tashmen, por nuk është gjithmonë i arritshëm për të gjithë”, tha Beyoncé në njoftimin për shtyp. Ajo vlerësoi gjithashtu punën e Muzeut të Studios në Harlem dhe rolin që institucioni luan në komunitet, veçanërisht në promovimin e artistëve me ngjyrë. “Gjithmonë kam qenë e impresionuar nga Studio në Harlem për shkak të qëllimit të tij për ta bërë Muzeun një pjesë integrale të komunitetit”, u shpreh këngëtarja. Beyoncé shtoi se përmes ekspozitave të muzeut ka pasur mundësinë të njohë disa prej artistëve të saj të preferuar dhe artistë të rinj me ngjyrë. “Është një hapësirë frymëzuese ku i gjithë publiku mund të zbulojë histori të reja përmes kanavacave të rrëfimtarëve të ndryshëm që pasqyrojnë humanitetin tonë”, tha ajo. Muzeu i Studios në Harlem u themelua në vitin 1968 dhe i kushtohet mbledhjes, ruajtjes dhe interpretimit të veprave të artit të krijuara nga afrikano-amerikanë, pjesëtarë të diasporës afrikane dhe artistë nga kontinenti afrikan. Xh.K/ReportTv.al beyonce SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 79.3% Magjistratëve 14.9% Nuk e di 5.8% Vota total: 1103 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?