Ka shkuar në dy numri i viktimave, pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e sotme në rrëthrrotullimin e Saukut. “News24” mëson se ka ndërruar jetë te Trauma personi i dytë që ndodhej në betoniere. Nga informacionet rezulton se është shtetas i huaj.
Ndërkohë një tjetër person, 28 vjeç u plagos nga aksidenti. Një betoniere, u përplas me një makinë dhe më pas ka çarë barrierat dhe ka rënë në autostradë sipër një automjeti tjetër. Aksidenti rezultoi fatal, duke shkaktuar 2 viktima. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

