Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, 2 avionë ndërhyjnë në Dukat të Vlorës! Qetësohet situata në Gojan të Pukës (VIDEO)


9 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend. Ndërhyrjet ajrore janë përqendruar në Dukat të Vlorës. Sot kanë mbërritur 2 avionë Air Tractor. Aktualisht s’ka rrezik për banesa. Në Pukë, zjarrfikësit janë përqendruar në Gojan të Vogël dhe Prozhem. Situata paraqitet e qetë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 9 janë aktive. Ndërhyrjet ajrore janë përqendruar në Dukat të Vlorës. Zjarri ka nisur mbrëmë në zonën e Shatës dhe është zgjeruar gjatë natës drejt malit. Sot kanë mbërritur 2 avionë Air Tractor. Aktualisht s’ka rrezik për banesa. Situata në pyjet e Pukës paraqitet e qetë. Zjarrfikësit janë përqendruar në Gojan të Vogël dhe Prozhem. Helikopterët kanë kryer disa fluturime mbi zonën e zjarrit dhe janë larguar drejt Milotit, ku ka një tjetër vatër aktive që prej ditës së djeshme. LEXO EDHE:Pamjet nga beteja me zjarret në Milot, Pukë e Vlorë, Nufi: 252 ushtarakë në krah të komuniteteve! (VIDEO) Në Dajt të Tiranës është riaktivizuar vatra, por pa rrezik për zonat e banuara. Në Ballaxhiaj të Memaliajt zjarri është nën kontroll dhe larg banesave, ndërsa disa banorë të evakuuar po rikthehen në banesa. Vatra të tjera aktive raportohen në Kalivaç, Shtuf, Gjorm të Sipërm dhe Hotolisht. Në operacione janë angazhuar 235 forca operacionale, 33 makina zjarrfikëse, 140 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:57 Pamjet nga beteja me zjarret në Milot, Pukë e Vlorë, Nufi: 252 ushtarakë në krah të komuniteteve! (VIDEO) Një betejë e vështirë me flakët u zhvillua gjatë natës që lamë pas në 3 zona të vendit. Pamjet e publikuara nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tregojnë zjarrfikësit në terrene të thepisura në Milot të Kurbinit, teksa luftojnë disa vatra zjarri njëkohësisht. Pamje të ngjashme vijnë edhe nga Gojani i Pukës, ku helikopterët zjarrfikës furnizohen me ujë dhe më pas ndërhyjnë mbi masivin e përfshirë nga zjarri. Në Dukat, ndërkohë, avioni zjarrfikës vijon operacionin nga ajri për të vënë nën kontroll flakët.Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, ministri ka dhënë edhe një përditësim të situatës, duke bërë të ditur se gjatë natës efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore.Sipas ministrit, sot në terren janë angazhuar 252 efektivë të Forcave të Armatosura, së bashku me mjete dhe kapacitete ajrore."Forcat e Armatosura, të angazhuar intensivisht dhe krah komuniteteve në përballimin e situatave të zjarreve. Gjatë natës që lamë pas, efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore. Sot, 252 efektivë të Forcave të Armatosura janë të angazhuar në terren, me mjete dhe kapacitete ajrore. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 10:18 Pukë/ Përmirësohet situata në zonën pyjore, vatra problematike mbetet ajo në Gojan (VIDEO) Zjarri në zonën e pyllëzuar të Pukës është përmirësuar për shkak të qetësimit të erës.Ndërkohë problematike mbetet vatra në në fshatin Gojan i vogel njesia administrative Gjegjan dhe Prozhem njësia administrative Rrapë. Të angazhuar janë 40 forca zjarrfikese nga Puka e Fushë-Arrëzi, 40 punonjës te bashkisë, 6 punonjës të shërbimit pyjorë si dhe banorë të Gojanit të Vogël. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/U.D/Shqiptarja.com TAG: zjarret 2026 Vlore Shkoder puke Dukat Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.9% Social media 15.8% Vota total: 5352 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?