Pas kryeministrit Edi Rama i cili lançoi së fundi platformën ‘Pasqyrë Albania’ për të përmirësuar qeverisjen, edhe kreu i PD-së Sali Berisha do të prezantojë nesër platformën Agora PD. Përmes saj, synon të jetë më afër demokratëve dhe qytetarëve. Platforma, për të cilën është punuar gjatë verës, synon koordinim të mesazhit politik, vlerësimit të kontributit si dhe monitorimin në kohë reale të rrjeteve sociale dhe shqetësimeve që qytetarët shprehin në to. *** Pushimet mbaruan edhe për demokratët. Të enjten e 27 gushtit ata do të zhvillojnë mbledhjen e parë për sezonin e ri politik. LEXO EDHE:Qeveria nis monitorimin e çmimeve të produkteve bazë me ‘Price Watch Albania’, Ibrahimaj: Do t’i gjurmojmë nga prodhimi deri në raftet e supermarketeve (VIDEO) Sali Berisha ka thirrur anëtarët e Këshillit Kombëtar të cilët do të njihen me një platformë që synon një qasje të re të komunikimit dhe mesazhit politik të selisë blu. Në mbledhje, siç Report Tv ka mësuar, do të prezantohet një platformë me emrin “Agora PD” me synimin për të qenë më pranë demokratëve dhe qytetarëve. “Platforma do të shërbejë si sistemi operacional i Partisë Demokratike. Ajo do të lidhë komunikimin, organizimin, koordinimin dhe angazhimin qytetar në një mjedis të vetëm modern”, thuhet në dokumentin që e disponon Report Tv e që do t’i paraqitet nesër Këshillit. Sipas strategjisë së re, demokratët synojnë që çdo ditë platforma të ofrojë: “mesazhe të qarta, piketat kryesore të diskutimeve, rekomandime komunikimi, materiale zyrtare, koordinim nga qendra në degë në mënyrë që komunikimi të jetë në koherencë dhe me një drejtim të përbashkët.” Po ashtu, do të matet kontributi i secilit anëtar apo funksionari të PD, edhe pse, këtu dokumenti nuk paraqet një mënyrë të qartë sesi do të bëhet ky vlerësim. “Çdo kontribut organizativ dhe publik do të evidentohet në mënyrë të strukturuar. Platforma krijon një kulturë ku angazhimi dhe puna marrin vlerësimin që meritojnë.” thuhet në dokumentin e përgatitur për strategjinë e re që do të nisë të zbatohet pasi të marrë miratimin e Këshillit Kombëtar demokrat. Ndërsa do të bëhet edhe monitorimi i rrjeteve sociale si dhe një analizë e mediave dhe shqetësimit të qytetarëve në mënyrë që ata të bëhen pjesë e axhendës së demokratëve. Përmes kësaj platforme duket se synimi i Partisë Demokratike është të koordinojë aktivitetet, të ketë një organizim më efektiv në të gjithë territorin, por edhe mobilizim elektoral, në kushtet kur zgjedhjet më të afërta, ato vendoret janë jo më shumë se 9 muaj larg. Lëvizjet e dy partive të mëdha dhe krerëve të tyre, Edi Ramës e SAli Berishës për të pasur strategji të reja dhe një qasje të re e më dukshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve vijnë të imponuara edhe për shkak të protestës që mbahet në shesh prej tashmë 3 muajsh e që kërkesë të saj kryesore ka largimin e kastës së vjetër politike. G.M./E.H/Shqiptarja.com TAG: pasqyre albania agora pd edi rama sali berisha PD Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Ermir: 26/08/2026 17:51 Pra mire, bukur ,thjesht kane klonuar aktivistin e ps,
Me mire vone sesa kurr thote PD ishalla i kane vendosur ndonje layout te hajrit Përgjigju Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.7% Keq 34.4% Nuk e di 12.8% Vota total: 2546 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
