Foto Ilustruese / Kryeministri pritet ta përdorë Ditën e Alfabetit për të paralajmëruar organizatorët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që synojnë t’i bashkohen protestës në Tiranë. Në fjalim mund të përmenden edhe emra të lidhur me episodet e mëparshme të dhunës... Edi Rama pritet të jetë të dielën, më 22 nëntor, në Manastir, për të marrë pjesë në përkujtimin e Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Aktivitetin e ka organizuar opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e drejtuar nga Ali Ahmeti. Sipas informacioneve, Rama do të mbajë një fjalim të fortë mbi dobësimin e pozitës së gjuhës shqipe nga qeveria e Hristijan Mickoskit. Kryeministri shqiptar pritet ta përdorë këtë tribunë edhe për t’iu kundërvënë Albin Kurtit dhe aleatëve të tij në VLEN, të cilët i akuzon se kanë mbështetur protestat kundër tij që prej qershorit.
Përveç Ali Ahmetit, në aktivitet pritet të marrin pjesë edhe drejtues të partive të tjera opozitare, të bashkuara në koalicion me BDI-në. Ata pritet të mbajnë të njëjtën linjë me Ramën në sulmet ndaj VLEN-it dhe Vetëvendosjes.
Vizita në Manastir duket e përgatitur me kujdes për të parandaluar një ofensivë politike që pritet të zhvillohet më 28 nëntor në Tiranë. Sipas burimeve, VLEN-i dhe Vetëvendosja po mobilizojnë mbështetësit e tyre për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar kundër qeverisë.
Nëse protesta shoqërohet me incidente, pasojat politike dhe të sigurisë mund të jenë të konsiderueshme. Për këtë arsye, Rama ka përgatitur një paralajmërim të drejtpërdrejtë për personat që pritet të vijnë në Shqipëri nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ai do t’u kërkojë të mos sulmojnë institucionet shtetërore dhe të mos përdorin mjete të rrezikshme gjatë protestës.
Sipas informacioneve, kryeministri ka siguruar nga organet e sigurisë një material me të dhëna konkrete për personat nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në episodet e dhunshme të protestave në Tiranë. Rama pritet të përmendë emra të veçantë dhe t’i paralajmërojë publikisht që të mos përsërisin veprime të tilla më 28 nëntor.
Burime pranë mazhorancës bëjnë të ditur se vizita dhe fjalimi i paralajmëruar kanë shkaktuar tension në qarqet politike të Maqedonisë së Veriut. Partitë shqiptare që bëjnë pjesë në qeverinë e Mickoskit mund të organizojnë protesta kundër pranisë së Ramës në Manastir.
Nga ana tjetër, BDI-ja dhe aleatët opozitarë të Ali Ahmetit u kanë kërkuar partive shqiptare të mos e kontestojnë kryeministrin e Shqipërisë gjatë aktivitetit. Argumenti i tyre është se Dita e Alfabetit nuk duhet të shndërrohet në një arenë përplasjesh mes shqiptarëve.
Llogaria politike është më e ndërlikuar. Maqedonia e Veriut po i afrohet zgjedhjeve dhe një provokim ndaj Ramës në Ditën e Alfabetit mund t’i dëmtojë partitë shqiptare që qeverisin me Mickoskin. Për këtë arsye, nuk përjashtohet ndryshimi i planit të tyre fillestar.
Edi Rama nuk ka marrë pjesë më parë në përkujtimet e Ditës së Alfabetit në Manastir. Prania e tij këtë herë nuk duket thjesht ceremoniale. Ajo ka karakter të qartë politik dhe synon të prodhojë reagim përballë protestave disamujore kundër qeverisë së tij.
Fjalimi i ashpër ndaj VLEN-it dhe Vetëvendosjes, të cilat Rama i lidh me protestat e flamingove, mund ta rrisë tensionin përpara 28 nëntorit. Sipas informacioneve që qarkullojnë pranë mazhorancës, autoritetet nuk pritet të lejojnë zhvillimin e protestës në bulevard./Pamfleti edi rama manastiri protestat albin kurti vlen Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Buxheti 10 miliardë, gënjeshtra e radhës”/ Gjekmarkaj përplaset me Maznikun: Korrupsioni po gërryen vendin! 19 Nëntor 2026, 14:2114:21Politike Reforma Zgjedhore, Gjiknuri dhe Bylykbashi kërkojnë ekspertë nga OSBE/ODIHR për hartimin e ndryshimeve 19 Nëntor 2026, 13:2113:21Politike Zonat e mbrojtura, Ina Zhupa akuzon qeverinë: Nuk shfuqizon ligjin për të mos prishur planet e ndërtimit 19 Nëntor 2026, 12:0712:07Politike Hetimi i SPAK për pensionet në Durrës, Tabaku: Drejtoresha me thasë lekësh, pensionistët numërojnë kacidhet 19 Nëntor 2026, 11:3811:38Politike “PS dhe PD po ruajnë monopolin e votave”/ Dashamir Shehi: Marrëveshje, jo reformë zgjedhore! 19 Nëntor 2026, 11:0511:05Politike Rama mbledh të shtunën PS-në e Tiranës: Nis spastrimi i njerëzve të Veliajt dhe protestuesve 19 Nëntor 2026, 10:1510:15Politike

