Lajme Zone
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Besimtarët festojnë për Shën Mërinë në Manastirin e Zvërnecit, urojnë njëri-tjetrin për ‘Pashkën e verës’


15 Gushti, festa e Shën Mërisë, është kremtuar edhe këtë vit në Manastirin e Zvërnecit, i cili mban të njëjtin emër. Besimtarë ortodoksë nga i gjithë vendi, por edhe pushues e qytetarë të shumtë, janë mbledhur në Manastirin e Zvërnecit për të festuar një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, Fjetjen e Shën Mërisë. LEXO edhe...‘Festë të bekuar’, kryeministri Rama uron besimtarët p

15 Gushti, festa e Shën Mërisë, është kremtuar edhe këtë vit në Manastirin e Zvërnecit, i cili mban të njëjtin emër. Besimtarë ortodoksë nga i gjithë vendi, por edhe pushues e qytetarë të shumtë, janë mbledhur në Manastirin e Zvërnecit për të festuar një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, Fjetjen e Shën Mërisë. LEXO edhe...‘Festë të bekuar’, kryeministri Rama uron besimtarët për Fjetjen e Shën Mërisë Besimtarët kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për paqe, shëndet e mbarësi. Manastiri i Zvërnecit, një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në jug të vendit, është kthyer edhe këtë vit në një vend pelegrinazhi. At Jani Tereziu shpjegon se 15 Gushti është një nga festat më të rëndësishme të kalendarit të krishterë. Në këtë ditë mbahen mesha, ndërsa festa njihet ndryshe edhe si “Pashka e Vogël” ose “Pashka e Verës”. “Sot festojmë ndërrimin e jetës së Shën Mërisë, por ngjitjen menjëherë në qiell të saj me gjithë trup”, thotë At Jani Tereziu. Besimtarë, por edhe qytetarë të shumtë, kanë ndezur qirinj dhe janë falur pranë Manastirit të Zvërnecit, duke uruar njëri-tjetrin për gëzim, shëndet e mbarësi, por edhe duke treguar rëndësinë që kjo ditë e veçantë ka për ta. “Unë vij nga Greqia, por njëherë në vit vij këtu. Shkojmë në kishë, ndezim qirinj, ndjekim liturgjinë, ikim në shtëpi, gëzohemi dhe kërcejmë”, thotë një besimtare. “Festohet duke mbajtur kreshmë 15 ditë, vijmë më 15 gusht, ndezim qirinj”, tregon një tjetër. Një traditë e kësaj feste është marrja në shtëpi e disa degëve dafinë, të cilat i mbanin në duar shumë besimtarë. P.J/E.H/ReportTv.al Vlore Manastiri i Zvërnecit at jani tereziu fjetja e shen merise Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.3% Jo 52.9% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 5691 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?