Lajme Zone
“Besa”, “Sorra”, “Korba” dhe “Flamingo”/ Veton Surroi: Gjuha e Ramës të kujton fjalimet e komunistëve pas rënies së murit të Berlinit!
PolitikëBalkanWeb

“Besa”, “Sorra”, “Korba” dhe “Flamingo”/ Veton Surroi: Gjuha e Ramës të kujton fjalimet e komunistëve pas rënies së murit të Berlinit!

Kryeministri Rama ka bërë një lëvizje strategjike që mund ta fusë Shqipërinë në fazën e “jostabilitetit të menaxhuar”

Kryeministri Rama ka bërë një lëvizje strategjike që mund ta fusë Shqipërinë në fazën e “jostabilitetit të menaxhuar” Kryeministri Rama mblodhi javën e kaluar udhëheqjen socialiste dhe ua paraqiti një platformë për qeverisje në mandatin e katërt të quajtur “BESA”. Fjalimi i kryeministrit mund të sillte ndër mend muajt para rënies së Murit të Berlinit atëherë kur udhëheqësit komunistë, pasi i kishin përshkruar protestat si veprimtari të shërbimeve të huaja, filluan të përvetësonin gjuhën e protestuesve në ligjërimin e ri. Apo kur bëhej ndarja e protestuesve në “rini atdhetare socialiste” dhe “forca reaksionare që po e përdorin rininë”, diçka si ndarja e sotme mes “flamingove” dhe “sorrave e korbave”. Apo kur kryeministri Rama përdor një koncept-fjalë që e kishte përdorur udhëheqësi i fundit komunist i Gjermanisë Lindore më 1989. Në dokumentin-platformë paraqitur udhëheqjes socialiste me titull “Besa”, nëntitulli është “kthesa e mandatit të katërt”. Më 1989, Egon Krenz shpalli politikën e re të Partisë, “Wende” që në shqip përkthehet si “kthesë”.

Shqipëria është larg nga Gjermania lindore në të gjitha kontekstet. Por udhëheqjet e saj-përfshirë faktin se PS ka fituar në zgjedhje shumëpartiake në një shtet anëtar të NATO-s-kanë të njëjtën qasje ndaj krizës: gjetjen e përgjigjes brenda modelit të tanishëm qeverisës. Krenz kërkonte “wende” brenda sistemit të Partisë komuniste në pushtet, “Besa” kërkon kthesë brenda modelit të tanishëm hibrid të pushtetit të udhëhequr nga PS. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb