Lajme Zone
“Besa” e Edi Ramës është vetëm me grupin “Aruba”
PolitikëPamfleti

“Besa” e Edi Ramës është vetëm me grupin “Aruba”

Përballë presionit të protestës që vazhdon, Edi Rama sajoi dhe serviri platformën "Besa", duke i kërkuar besë shqiptarëve për ta lejuar të vazhdojë sundimin e tij, megjithëse prej 13 vitesh në pushtet u ka dhënë besën për çdo gjë dhe i ka prerë në besë.

Për të kuptuar pabesinë e besës që ri-kërkoi Edi Rama, po citojmë Giovanni Falconen, një muaj para vrasjes nga mafia: - Nëse një qeveritar favorizon akte korrupsioni dhe i zbulohet qoftë një kontakt me individë të botës së krimit, mos e besoni se ai do jetë në shërbim të qytetarëve... Edi Rama, Artur Shehu/ 28 vite politikë, Edi Rama ka shkelur çdo ‘besë’ ndaj shqiptarëve, por ua ka mbajtur oligarkëve, trafikantëve dhe mafiozëve të huaj... Përballë presionit të protestës që vazhdon, Edi Rama sajoi dhe serviri platformën "Besa", duke i kërkuar besë shqiptarëve për ta lejuar të vazhdojë sundimin e tij, megjithëse prej 13 vitesh në pushtet u ka dhënë besën për çdo gjë dhe i ka prerë në besë.

Edi Rama e ka mbajtur besën vetëm me grupin "Aruba", me oligarkët, krerët e grupeve kriminale dhe mafiozë e politikanë të huaj; të cilëve u ka dhuruar pasuritë publike, licenca, toka e leje ndërtimi, koncesione e çeqe miliardëshe, për të blerë fuqi dhe garanci pushteti personal.

Gjatë 28 viteve në politikë e pushtet, Edi Rama nuk i ka qëndruar fjalës e besës së dhënë, duke dëshmuar se pabesia është "ADN" e karakterit, interesave dhe konjukturave ku është përfshirë.

Dy ish-miqtë e afërt të tij, Fatos Lubonja dhe i ndjeri Maks Velo, kanë thënë se tregues i vetëm i karakterit të Edi Ramës është pabesia, përveç psikodelirizmit, megalomanisë, mosmirënjohjes dhe mospranimit të çdo mendimi ndryshe prej tij, të gjitha në funksion të interesave të tij.

Dhe oligarkëve, trafikantëve e politikanëve të huaj me fuqi, që ndikojnë dhe përcaktojnë ekzistencën e tij në pushtet, Edi Rama ua ka mbajtur besën si rrugë të vetme në presion, sepse është i kapur prej tyre si pjesë e të njëjtave zullume për interesa që i garantojnë pushtetin.

Ndërsa ndaj qytetarëve shqiptarë si kryeministër, Edi Rama, për çdo premtim e përbetim, ka shkelur përherë besën, duke e dhënë dhe ridhënë fjalën si normë të shenjtë tradite zakonore të popullit, por e ka shkelur pa asnjë skrupull, madje edhe në raportet miqësore me të afërmit e tij.

Gjatë jetës para politike dhe në 28 vite politikë e pushtet sipëror, Edi Ramën e kanë braktisur të gjithë miqtë për shkak të pabesisë; mes tyre, ministra, drejtorë e kryebashkiakë të arrestuar, dënuar e nën hetim, të cilët i ka përdorur për qëllimet e tij, duke i prerë në besë me paramendim.

Ai mund t'i priste në besë dhe trafikantët e oligarkët, por nuk guxon sepse "besa" ndaj tyre është detyrim sipas rregullave të shërbimit e besnikërisë ndaj klaneve e grupeve mafioze, të cilët nuk e falin prerjen në besë, edhe nëse bespreri është kryeministër.

Tani iu rikthye kërkimit të besës, me betimin se ai dhe qeveria e tij do të jenë në shërbim të popullit, kur prej 4 mandatesh ia kanë dhënë besën, por Edi Rama i ka prerë në besë, duke i mashtruar, vjedhur, shpërfillur, denigruar, vërfëruar e përzënë nga Shqipëria.

Platforma "Besa" e Edi Ramës është si fjalimi i Enver Hoxhës në Burrel në vitin 1972, me temë: "Lidhja e partisë me masat, të dëgjojmë dhe plotësojmë kërkesat e popullit me luftë kundër burokracisë", duke ia lënë përgjegjësinë drejtuesve lokalë për gjendjen e mjeruar në atë rreth.

Edhe Edi Rama, me broshurën "Besa", hoqi nga vetja përgjegjësitë për situatën e rëndë ekonomike, për korrupsionin, lidhjet me krimin, kalimin e pasurive te oligarkët e trafikantët dhe instalimin e pushtetit autokratik, duke ua lënë përgjegjësinë ministrave e drejtorëve.

Edhe këta kanë përgjegjësi, por në një pushtet të ushtruar privatisht nga kryeministri, pa përfillur ligjet dhe taksapaguesit, edhe ministrat, drejtorët e nëpunësit zbatojnë modelin e pushtetit të Edi Ramës dhe janë lejuar të veprojnë e sillen harbutërisht si ai.

Për të kuptuar pabesinë e besës që rikërkoi Edi Rama, po citojmë një thënie të Giovanni Falcones, 1 muaj para vrasjes: "Nëse një pushtetar favorizon akte korrupsioni dhe i zbulohet qoftë një kontakt me eksponentë të krimit, mos e besoni se ai do të jetë në shërbim të qytetarëve."/Pamfletiedi rama besa aruba Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Vijon pazari, Konkurrenca e Denar Bibës 'përkëdhel' One Albania për rritjen abuzive të çmimeve 27 Korrik 2026, 15:2415:24Dosja e zezë Dokumenti/ Flauers Shoshi, drejtori i Ujësjellësit të Tiranës: tender për kontrollin mendor të zyrtarëve 27 Korrik 2026, 11:5311:53Dosja e zezë As kafshët nuk bien dy herë në të njëjtën gropë, Andis Salla 4 herë: mashtron sërish fermerët për IPARD III 27 Korrik 2026, 11:3311:33Dosja e zezë Shpëtimi i Shqipërisë nis te oligarkët, ata po i marrin frymën shtetit! 25 Korrik 2026, 18:1918:19Dosja e zezë ‘Tano Karidi’ i Mjekësisë luftë me letra anonime, Xheladin Draçini nis "gjuetinë e shtrigave" ndaj Prof. Edit Xhajankës 25 Korrik 2026, 16:1616:16Dosja e zezë Padia që godet themelet e karrierës së Ols Dados: A u emërua prokurori i SPAK jashtë ligjit? 24 Korrik 2026, 12:2212:22Dosja e zezë