Lajme Zone
Berisha zbulon angazhimin e diasporës kundër qeverisë Rama
PolitikëPolitiko

Berisha zbulon angazhimin e diasporës kundër qeverisë Rama

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka ndarë detaje nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara dhe takimet me diasporën shqiptare. Kryedemokrati u ndal te takimet në SHBA, duke deklaruar se diaspora shqiptare është e gatshme të angazhohet në mbështetje të opozitës dhe përpjekjeve të saj kundër qeverisë së Edi Ramës. Berisha tha se takimet me s

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka ndarë detaje nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara dhe takimet me diasporën shqiptare. Kryedemokrati u ndal te takimet në SHBA, duke deklaruar se diaspora shqiptare është e gatshme të angazhohet në mbështetje të opozitës dhe përpjekjeve të saj kundër qeverisë së Edi Ramës.

Berisha tha se takimet me shqiptarët në SHBA ishin pjesa më emocionale e udhëtimit, duke i krahasuar ato me atmosferën e viteve ’90-’91.

“Takime që rikthyen atmosferën e zjarrtë të viteve ’90-’91”, u shpreh Berisha, duke kujtuar kontributin që, sipas tij, diaspora dha në atë periudhë.

Ai përmendi gjithashtu hearing-un e zhvilluar në Kongresin amerikan, ku sipas tij u ngritën çështje që lidhen me krimin transnacional, përdorimin e mjeteve publike dhe ndikimin e tyre në zgjedhjet në Shqipëri.

Berisha deklaroi se gjatë takimeve në SHBA ka konstatuar një interes të madh të diasporës për zhvillimet në Shqipëri.

“Një angazhim i madh, një preokupim i madh i tyre për gjendjen në Shqipëri dhe vendosmëri për të kontribuar”, tha ai.

Kryetari i PD-së përmendi takimet me shqiptarët në zona të ndryshme të SHBA-së, ndërsa deklaroi se diaspora është e gatshme të përdorë edhe lidhjet e saj me ligjvënës dhe zyrtarë amerikanë për të mbështetur kauzat e opozitës.

Në fjalën e tij, Berisha përsëriti akuzat e opozitës ndaj qeverisë Rama, duke e cilësuar atë “narkoshtet” dhe duke folur për nevojën e “çmontimit të këtij regjimi”.

Ai falënderoi Partinë Republikane amerikane, IDU-në dhe përfaqësuesit e diasporës shqiptare për mikpritjen dhe mbështetjen gjatë vizitës.

PJESE NGA DEKLARATA

Faktikisht, këtë javë që lamë pas u zhvillua një hearing në Kongresin e SHBA, hearing në të cilin kryetari i Komisionit të Helsinkit të këtij Kongresi, kongresmeni Xho Uillson shtroi pyetje shumë të rëndësishme mbi krimin transnacional, përdorimin e mjeteve publike dhe ndikimin e tyre në zgjedhjet në Shqipëri.Pra, mund të themi se me takimet tona, ne paraqitëm realitetin shqiptar sipas versionit tonë të opozitës, por që në fakt duhet të them se nuk është se ato ranë si rrufe në qiell të pasur. Njohuritë për Shqipërinë ishin mjaft të avancuara.Mund t’u them se Sekretari Rubio, në mesazhin e tij që i dërgon Edi Ramës për pavarësinë e Shqipërisë, shprehet se kartelet e drogës, bashkëpunëtorët e tyre dhe organizatat kriminale janë një rrezik për qytetarët amerikanë dhe duhet t’i luftojmë me efikasitet.Po kështu, lufta kundër korrupsionit është një problem tjetër madhor, për të cilin administrata e presidentit Trump e ka shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin e saj.Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen më të thellë miqve tanë në Partinë Republikane, IDU-së për ftesën dhe mikpritësve në takimet e rëndësishme që patëm.Por, dua të jem i sinqertë, pjesa më emocionale e udhëtimit tim ishin takimet me diasporën tonë të mrekullueshme.Takime që rikthyen atmosferën e zjarrtë të viteve ’90-’91, kur së bashku me diasporën bëmë gjithçka për të përmbysur diktaturën komuniste në Shqipëri.Në atë kujtim, e kujtoj gjithnjë, ne kërkuam ndihmën dhe mbështetjen e saj për të rrëzuar diktaturën komuniste në Shqipëri dhe çlirimin e Kosovës.Diaspora dha kontribut historik.Kombi aty ka disa nga personalitetet më të shquara të atdhetarisë, të çështjes kombëtare.Por njëlloj kësaj here, me të njëjtin entuziazëm, me të njëjtin shpirt vëllazërie na pritën së bashku me Fatmir Mediun, Belind Këlliçin, Enri Çenon, Klevis Balliun dhe Albana Vokshin.Një pritje e jashtëzakonshme. Një angazhim i madh, një preokupim i madh i tyre për gjendjen në Shqipëri dhe vendosmëri për të kontribuar në mënyrë që shqiptarët të shpëtojnë nga diktatura autoritare e Edi Ramës dhe narkoshteti i tij.E njëjta atmosferë në Dallas, në Teksas. Më pak numerike, por jo më pak aktive. Po aq atdhetare dhe e flaktë, diaspora jonë në Dallas dhe në Teksas. Personalitete të shquar të cilët kanë kontribuar shumë si për Shqipërinë, ashtu edhe për çlirimin e Kosovës.Të gatshëm të kontribuojnë përsëri me të gjitha lidhjet e tyre të fuqishme me ligjvënësit amerikanë, me zyrtarët amerikanë për çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri, por edhe për problematikat me të cilat përballet Kosova.Pra, mund t’u them se ky udhëtim i fillimit të shtatorit të vitit 2026, ndonëse ishte 35 vite larg të parit, për sa i përket rëndësisë dhe për sa i përket mikpritjes vëllazërore, ngjasonin shumë njëri me tjetrin.Me këtë rast, dua të përshëndes të gjithë përfaqësuesit tanë të shkëlqyer në diasporë për atë pritje jashtëzakonisht të ngrohtë që na rezervuan dhe angazhimin e tyre të plotë për të mbështetur përpjekjet e forcave demokratike dhe opozitës për çmontimin e këtij regjimi.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm