Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se nëse Veliaj do të japë kontribut në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, le të japë.
“Në këtë listë hyjnë të gjithë ata, të cilët e konsiderojnë të keqen më të madhe për Shqipërinë, Edi Ramën. Erion Veliaj është një i burgosur hajdut aty ku është, dhe në arrestimin dhe krimet e tij, Partia Demokratike ka një kontribut të pamohueshëm.
Por, edhe njëherë e them, cilido që dëshiron të kontribuojë në largimin e të keqes më të madhe, nuk është bashkim programor ky, jo.
Ëinston Churchill fitoi luftën me fuqinë ushtarake më të madhe të kohës sepse thirri bashkimin. Dhe u bashkua, me kë u bashkua? Me Josif Stalinin, diktatorin më gjakatar të të gjitha kohërave. Pra, duhet t'i dallojmë gjërat. Shqiptarët, ky regjim po i dëbon nga trojet e tyre, prandaj duhet të ikë një minutë e më parë.
Po në qoftë se Veliaj jep kontribut, le të japë. Nuk ndaloj asnjërin”, tha Berisha.
Kontributi i Veliajt kundër Ramës ka filluar me sulme kundër kryeministrit.
Mesa duket Erion Veliaj është bashkuar me Berishën kundër Ramës dhe PS. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

