Lajme Zone
Berisha sulmon SPAK-un për llogari të Spiropalit
PolitikëCNA

Berisha sulmon SPAK-un për llogari të Spiropalit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale ka komentuar regjistrimin e procedimit penal ndaj Elisa Spiropalit dhe familjarëve të saj.

Pasi një ditë më parë mori në mbrojtje kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliajn, Berisha sot po sulmon SPAK-un për llogari të Spiropalit. Berisha tha se regjistrimi i veprave penale vjen në një kohë që ajo ka dalë kundër qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama. “Akuzat për Elisa Spiropalin i kam paraqitur unë dy vite më parë në Parlament, me fakte dhe dokumente. Por regjistrimi i veprave penale, i problemeve të saj dhe bashkëshortit të saj, në një kohë kur ajo ka marrë, të themi një rrugë kundërshtie, të paktën me fjalë, të qëndrimeve të Edi Ramës dhe partisë së krimit, dëshmon për përdorimin si armë politike të SPAK-ut të partisë", tha Berisha teksa u përgjigjej komenteve të qytetarëve. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.