Lajme Zone
Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, gjatë mbledhjes së forumit.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, gjatë mbledhjes së forumit. Berisha deklaroi se rezoluta që Kuçanaj kërkoi të lexohej nuk u përfshi në rendin e ditës, pasi sipas tij nuk ishte paraqitur në përputhje me procedurat e parashikuara në statutin e partisë. Ai theksoi se çdo anëtar i PD-së gëzon të drejtën për të paraqitur rezoluta, por vetëm duke respektuar rregullat statutore. “Rezoluta është e përcaktuar se si paraqitet. I kam kthyer një përgjigje sot paradite për kërkesën e saj. Nëse e bëjmë jashtë statutit, nuk është kompetencë e imja. Kam detyrë të mos i mohoj asnjë të drejtë askujt në përputhje me statutin”, u shpreh Berisha. Në deklaratën e tij, kreu i demokratëve foli edhe për procesin e votimit në parti, duke garantuar se rezultati do të bëhet publik në mënyrë transparente. “Rezultatin kjo parti e nxjerr para kamerave. Ai tjetri, që nga 2009 e deri më sot, ka ekzekutuar votën”, deklaroi Berisha, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për cenimin e votës së lirë.