Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për bashkimin e të gjithë faktorëve opozitarë kundër qeverisë së Edi Ramës, duke deklaruar se në këtë front nuk përjashton askënd, përfshirë edhe kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori. Gjatë fjalës së tij, Berisha u bëri apel të gjithë atyre që e konsiderojnë qeverinë aktuale si një të keqe për vendin, që të afrohen me opozitën dhe të mos e shohin bashkëpunimin me PD-në si rrezik për humbjen e votave.
Ai theksoi se interesi kombëtar duhet të jetë mbi interesat partiake dhe se, nëse protestat e organizuara nga lëvizje të tjera do të sillnin ndryshimin e qeverisë, demokratët do t'i mbështesnin ato.
Berisha: Të gjithë ata që e konsiderojnë narkoregjimin të keqen më të madhe të kombit tonë, unë i ftoj: bëhuni liderë, ngrihuni, mos mendoni se humbisni vota po të afroheni me PD-në. Por edhe sikur të humbisni vota, në emër të interesit kombëtar duhet ta pranoni.Jo të paktë ishin ata që më kërkonin mua të ndërmarrim protestat tona. Jo, ishte përgjigja ime e prerë. Po pse? Po në rast se Flamingot do ta shpëtonin Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe, po ne do festonim me gjithë shpirt.
Ndaj dhe sot është koha e bashkimit para këtij rreziku të madh ekzistencial. Më pyesin mua, po si thua ti, edhe me Qorin do bashkohemi? Po, po me të gjithë, asnjë nuk përjashtoj unë në këtë bashkim. Jo. Dhe nuk të them ndrysho platformën tënde politike, jo, mbaje zotëri. E ke kundër PD, mbaje kundër PD, por hajde njëherë të heqim këtë të keqe, ta kërrejmë këtë të keqe të madhe. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

