Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Berisha shtrin dorën e bashkimit të opozitës, Qori: Ironike që e bën nga dera e SPAK. Ramën do e rrëzojë një opozitë morale dhe serioze


Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin Prime News24 kritikoi ashpër kreun e PD-së Sali Berisha.

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin Prime News24 kritikoi ashpër kreun e PD-së Sali Berisha. Qori tha se Shqipëria vuan shumë nga dy politikanë dhe ata janë Rama e Berisha. Arlind Qori thekson se Ramën do e rrëzojë një opozitë morale dhe serioze. Arlind Qori: E keqja e madhe e Shqipërisë janë Rama dhe Berisha. Ramën duhet ta rrëzojë një opozitë morale. Berisha, si lider i PD-së del dhe thotë fjalën më të zezë dhe më pas e lëpin atë që ka pështyrë. Politika duhet të jetë parimore, serioze dhe Berisha nuk plotëson këto kushte. Është në pikëpyetje fakti nëse Sali Berisha është opozitar i vërtetë. Berisha është i akuzuar vetë nga SPAK dhe ironikja është se Sali Berisha bën thirrje për bashkim opozitar nga Struktura e Posaçme.

Në protesta, kërkohet rrëzimi i qeverisë, por edhe rrëzimi i një sistemi të vjetër që sn prej 36 vitesh. Unë më 28-29 nëntor pres një masë të jashtëzakonshme njerëzish. Studentët dhe qytetarët do ta rrëzojnë këtë qeveri. Ky palo-kryeministër duhet të jepte dorëheqjen, me kaq shumë njerëz që ka në sheshe. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: kritika qori sali berisha