Lajme Zone
Berisha ‘shpërthen’ ndaj Ballës: Je “bundrra”, bën pazaret e Suel Çelës. Të dëgjojmë zërin e qytetarëve, fund Parlamentit (VIDEO)
PolitikëBalkanWeb

Berisha ‘shpërthen’ ndaj Ballës: Je “bundrra”, bën pazaret e Suel Çelës. Të dëgjojmë zërin e qytetarëve, fund Parlamentit (VIDEO)

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Kuvendit sulmoi ashpër socialistin Taulant Balla. Berisha e akuzoi Ballën se bën pazaret e të kërkuarit nga drejtësia, Suel Çela.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Kuvendit sulmoi ashpër socialistin Taulant Balla. Berisha e akuzoi Ballën se bën pazaret e të kërkuarit nga drejtësia, Suel Çela. “Parafolësi (Balla) është përfaqësuesi më i shëmtuar i krimit. Ai është njeriu që ka liruar dy terroristë që vendosën tritolin në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës. Parafolësi është negociatori i pazarit të votave dhe personazhi i dokumentit të asaj që u quajt ‘bundra’, por që personazhi i vërtetë ‘bundra’ është parafolësi. Pse thua ti zotëri? Shko në gjyq dhe bëj avokatin e tij. Të lexoj pazaret që bën ky për makinat e Suel Çelës. Ata që janë atje kërkojnë fundin e parlamentit, pasi përfaqësoni bandat dhe krimin dhe jo qytetarët.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Balla replikon me Berishën: Protestuesit duan burgosjen e Saliut, demokratët ta mbështesin këtë kërkesë Etiketa: sali berisha seanca e Kuvendit suel cela Taulant Balla