Opozita u kthye në Kuvend sapo kryeministri Edi Rama përfi fjalën dhe më pas u largua nga salla. Fjalën në emër të grupit të PD, e mori Sali Berisha, pasi Gazment Bardhi është i përjashtuar. Berisha tha se Rama u largua me bishtin ndër shalë dhe se është hera e fundit që ai prezanton buxhet në buxhet në këtë sallë. “Ia mbathi. Siç e patë vetë, padrino ia mbathi, me bisht ndër shalë, ia mbathi sepse e di që kjo është e fundit herë që ai paraqet buxhet në këtë sallë. Ia mbathi si hajduti më i madh i kombit shqiptar në histori. Ia mbathi s një kufomë e pakallur e cila është e pushtuar nga frika deri në palcë, ia mbathi se e kanë mbërthyer për fyti krimet që ka kryer. Ia mbathi, nuk rri dot. Para jush u paraqit njeriu që do mbyllë qeverisjen e tij me aktet më madhore të turpit, me krimet më të rënda ndaj shqiptarëve. Edi Rama ndërtoi në këtë vend të bekuar, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Ndërtoi republikën e narkoeurove dhe narkobetonit”, tha Berisha. LEXO EDHE:Buxheti 2027/ Ministri Malaj në Kuvend: Ulja në 5 milionë lekë të reja e pragut të TVSH-së vjen si rezultat i kërkesave të FMN-së, fermerët s’do preken! Lajmi kryesor: Kuvend/ Rama: Buxhet historik, 10 mld euro! Ata që ulërasin, garën e statistikave e kanë humbur! Opozita braktis sallën, rikthehet pas fjalimit të kryeministrit SI.E. A.Hl Shqiptarja.com TAG: kuvend 18 nentor 2026 edi rama sali berisha Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
18 Nëntor, 11:04
A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 70.3% Jo 25.2% Nuk e di 4.5% Vota total: 333 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
