Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha: Rënia e turizmit jo nga protesta, por ‘narkoeuro’! Rama po bën gjithçka për ta demonizuar


Sali Berisha thotë se Rama po përdor policinë, administratën dhe SHISH kundër protestës. Akuzat e qeverisë se protesta ka dëmtuar turizmin, i quan të pabaza, pasi sipas kreut të PD turizmi është dëmtuar jo nga tubimet anti-qeveritare, por narko-euro.

Shqetësimi i qeverisë se protestat kanë dëmtuar turizmin në mbarë vendin, nuk është shqetësimi i Partisë Demokratike. Kryedemokrati Sali Berisha thotë se nuk është protesta ajo që po pengon ardhjen e turistëve, por zhvlerësimi i euros. “E vërteta është sot se si kurrë më parë, plazhet e vendit janë bosh, jo gjysmë bosh, por shumë më tepër se gjysmë bosh, nga Saranda në Shëngjin dhe më lart. Dhe faktori më shkatërrimtar për turizmin, më toksik, është narkoeuro, e cila ka rënë me 32 përqind. Dhe tani për të gjitha këto, fajëson protestën për turizmin”, tha Berisha. LEXO EDHE:Tabaku takime në Malin e Zi me ministrat dhe Kryetarin e Ulqinit: Më shumë përfaqësim, të drejta dhe investime për shqiptarët Ai thotë se Rama po përdor policinë, administratën dhe SHISH për të dëmtuar protestën ndërsa të vetëve, edhe njëherë u kërkoi që të injorojnë thirrjet kundër PD në protestë. “Edi Rama, përveç angazhimit total të policisë kriminale, që është më kriminale se çdo bandë tjetër, të shërbimit informativ kombëtar, që bashkërendon të gjitha praktikat me Beogradin, ka mobilizuar mijëra rrogëtarë, punonjës të administratës shtetërore në krijimin e llogarive false në mediat sociale, në rrjetet sociale për të demonizuar protestën dhe protestuesit, për t’ia ulur shikueshmërinë e tyre dhe për të ndikuar në algoritmin, që sipas tij ia kontrollonte Irani algoritmin“, u shpreh Berisha. Duke u ndalur të reformat, në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se shqetësues është fakti që Rama ndërpreu konsensusin për Reformën Territoriale. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: edi rama protestat kunder qeverise PD sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.2% I gabuar 27.7% Nuk e di 8.1% Vota total: 3797 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?