Lajme Zone
Berisha-Ramës: Nuk ka dialog me ty! Jep dorëheqjen që të bëhen zgjidhje politike, kjo revoltë nuk ka kthim prapa
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha-Ramës: Nuk ka dialog me ty! Jep dorëheqjen që të bëhen zgjidhje politike, kjo revoltë nuk ka kthim prapa

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për dialog, duke e refuzuar prerazi këtë mundësi dhe duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të qeverisë si të vetmen zgjidhje politike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për dialog, duke e refuzuar prerazi këtë mundësi dhe duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të qeverisë si të vetmen zgjidhje politike. Përmes një deklarate për mediat, Berisha theksoi se revolta e nisur nga të rinjtë dhe studentët nuk do të ndalet, ndërsa i bëri thirrje mbarë qytetarëve për solidaritet dhe institucioneve ndërkombëtare për ndërhyrje humanitare. “I bëj thirrje mbarë qytetarëve të solidarizohen. Jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe i prekur pozitivisht nga ato qindra e qindra familje të cilët i presin në shkallët e pallateve me ujë, me ushqim, me çfarë munden, duke treguar solidaritet ndaj të revoltuarve. I bëj thirrje Kryqit të Kuq ndërkomëbtar të ndërmjetësojë urgjentisht për krijimin e korridoreve në mënyrë ëë të ndihmohen të plagosurit dhe jo të krijohen salla makabre si ajo e Ministrisë së Arsimit ku me dhjetëra e dhjetëra protestues me ndjenja të humbura ose gjysmë të humbura ishin përplasur në dysheme. Koha është kritike. Kurrë ndonjëherë më shumë se sot shqiptarët nuk janë thirrur që të marrin në dorë fatin e tyre. Fatin e familjes së tyre. Fatin e vendit të tyre. Ata nxënës, studentë po luftojnë si luanë sepse narkodiktatori, bastardi i xhelatëve komunistë rrëmben votat me vrasës, trafikantë dhe banditë, bllokon rotacionin. Me propagandën që dikton, mashtron. Edhe njëherë ky është gangsteri ndërkombëtar më i madh sot. Ndaj dhe çlirimi prej tyre, largimi i tij i menjëhershëm. Nuk ka dialog Edi Rama me ty, ja ta them dhe unë. E di pse nuk ka dialog? Sepse ti dialogun e do me ata që do vetë. Por ata që do ti, ata janë kukullat tua. Ata që do ti janë puthadorët e t’u. Ata janë qenie të shpifura. Jep dorëheqjen që të bëhet zgjidhje politike. Kthim prapa kjo revoltë nuk ka. Etiketimet tua janë njëlloj me të babait tënd xhelat”, është shprehur Berisha.